E Diel, 1 Nëntor 2026

Papajani: Tatimet, jo më presion mbi biznesin

Administrata tatimore është e angazhuar deri në fund të shërbejë për tatimpaguesit pa ushtruar represion mbi to. Kështu deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani gjatë një seance trajnimi për hetimin tatimor që zhvillohet nga ekspertë amerikanë. Sipas zotit Papajani administrata fiskale është e angazhuar në zbatimin e ligjit tatimor duke përdorur analizën e riskut.

"Ne po punojmë fuqishëm me partnerët tanë brenda vendit, Prokurorinë e Përgjitshme, me strukturat e krimit ekonomik, me strukturat që luftojnë kundër pastrimit të parave, për përmirësimin e dispozitave penale për evazionistët. Vetëm për evazionistët, absolutisht jo për të tjerat. Por, unë duhet të deklaroj hapur, objektivi ynë në të ardhmen kur nuk do të jetë represioni", tha Artur Papajani, drejtor i DPT.

Trajnimi është pjesë e mbështetjes financiare që po merr administrata shqiptare nga programi prag i koorporatës së Sfidës së Mijëvjecarit që administrohet nga USAID.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›