E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Fratini: Vendimi për liberalizimin në qershor

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Fratini thotë se shpreson që qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës të lëvizin në vjeshtë pa viza drejt vendeve Shengen. Në një konference të përbashket për shtyp me ministrin shqiptar të Punëve të jashtme Ilir Meta, Fratini tha se shpreson në marrjen e nje vendimi pozitiv nga Komisioni Europian brenda muajit maj, per të vijuar me fazën e dytë, atë të shpalljes se vendimit në samitin e Sarajevës në qershor.

“Komisioni Europian ka marre në shqyrtim hapat që janë ndërmarrë nga Shqiperia në lidhje me kërkesat që iu parashtruan nga ky Komision. Në cilësinë time si nënkryetar i KE mendova që të percaktoheshin disa kërkesa të përcaktuara më së miri dhe që mund të verifikoheshin qartë për të shmangur cfarëdolloj diskriminimi në procesin e vlerësimit. Besoj se zyrat kompetente të KE do të verifikojnë më së miri përmbushjen e këtyre kërkesave. Synimi ynë politik është një marrja e një vendimi pozitiv brenda fundit të muajit maj. Synimi tjeter është shpallja e vendimit për liberalizim të vizave në samitin e Sarajeves në qershor. Pra, Keshilli i Ministrave të Jashtëm të KE mund të marrë një vendim formal para pushimeve të verës për të mundësuar që shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjes të lëvizin në vjeshtë pa pasur nevojë për viza” tha Fratini.

Nga ana e tij, ministri Meta tha se shqiptarët e meritojnë të lëvizin pa viza drejt vendeve Shengen. Sipas tij qeveria ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike. “ Qeveria shqiptare gjatë këtyre 8 muajve të fundit në menyrë të vecante ka bërë një progres spektakor në të 4 blloqet dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura. Liberalizimi i vizave nuk është thjesht një mundësi për të shkuar jashtë, por kjo është një çështje dinjiteti njerëzor dhe ne mendojmë se e meritojmë për shkak të kushteve që kemi plotësuar” tha Meta.

Elona Mamushi Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›