Papandreou pas fitores: Greqinë e presin shumë sfida të vështira
Fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, lideri i PASOK, George Papandreou mbajti një fjalim përshëndetës pas shpalljes së rezultateve paraprake.
George Papandreou i bëri thirrje popullit grek që t'i bashkohet atij dhe partisë së tij për të ndyshuar vendin si edhe për të përballur sfidat e shumta që e presin qeverinë e re.
"Ne jemi të bashkuar këtu që të ndryshojmë kursin e historisë së vendit tonë. Unë jam i ndërgjegjshëm për vështirësitë e mëdha që na presin. Por ne duhet të jemi të bashkuar për të arritur progres dhe zhvillimin e vendit tonë."-pohoi Papandreou gjatë fjalës së tij para mijëra mbështetësve të tij në selinë qëndroë të partisë së PASOK-ut në Athinë.
"Ne kemi shumë punë për të bërë, kjo fitore është një përgjegjësi e madhe por ne jemi gati të fillojmë nga puna."- pohoi Papandreou në fund të fjalimit të tij pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pas shpalljes së rezultateve të exit polleve dhe rezultateve paraprake të numërimit të votave, Athina u mbush mbrëmë me përkrahës të PASOK, të cilët mbanin në duar flamuj të gjelbër si edhe festonin fitoren e socialistëve në Greqi.
Socialistët grekë të cilët arritën një fitore të konsiderueshme në këto zgjedhje, gjatë fushatës së tyre elektorale kanë premtuar se do të ulnin taksat si edhe do ta luftonin krizën ekonomike që ka kapur ekonominë greke.
Në këtë përplasje dinastish politike në vendin helen, lideri i PASOK Geoge Papandreou arriti të mundë kryeministrin Kostas Karamanlis, i cili më përpara ka fituar dy palë zgjedhje parlamentare përballë udhëheqësit socialist.