E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: “Ballkani Perëndimor në BE deri në vitin 2014”



Lideri i partisë opozitare PASOK njëkohësisht edhe kryetar i Internacionales Socialiste në Greqi, Jorgo Papandreu i bëri thirrje Bashkimit Europian të pranojë në gjirin e tij, vendet e Ballkanit Perëndimor, saktësisht Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë Herzegovinën, Maqedoninë dhe Shqipërinë deri në vitin 2014. Papandreu i cili hapi sesionin e Këshillit të Internacionales Socialiste me këtë rast këshilloi BE-në të përforcojë sigurinë në stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Presidenti i SI-së iu referua krizës ekonomike që ka përfshirë gjithë botën, duke e quajtur atë, krizë ekonomike dhe politike në të njëjëtn kohë. Duke folur për mediat, Papandreu nuk la pa përmendur edhe situatën në Greqi ku nuk përjashtoi mundësinë e gjedhjeve të parakohshme, por theksoi se qeveria po bëhej pengesë sidomos pas “mbylljes së Parlamentit dhe zgjedhjeve europiane të qershorit”. Qeveria sipas tij po përhapte zëra në lidhje me këto zgjedhje, por duhet të ishte populli vetë ai që duhet të vendoste në lidhje me këtë çështje.

1 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›