E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni me 153 persona në Oqeanin Indian, 2 të mbijetuar



Një avion pasagjerësh i linjës ajrore shtetërore të Jemenit “Yemen Airways” me 153 persona në bord është rrëzuar në ujërat e Oqeanit Indian, pranë ishujve Komore. Nga kjo tragjedi kanë mbijetuar një fëmijë dhe piloti i avionit. Gjetja e vogëlushit dhe pilotit shihet si shpresë për gjetjen e të mbjetuarve të tjerë. Përfaqësuesi i aviacionit civil të Jemenit Muhamed Abdul-Qadber, bëri të ditur se disa trupa pa jetë janë shquar në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë. Në këtë zonë është shquar edhe kabina e ekuipazhit. Dëshmitarët folën edhe për një njollë të gjatë të karburantit të derdhur në oqean. Vendndodhja e saktë e rrëzimit të avionit nuk është ende e qartë, por njoftimet thonë se avioni ishte nisur nga kryeqyteti i Jemenit, Sana. Besohet se ai mund të ishte 30 minuta larg kryeqytetit Moroni, kur ra në det. Sipas Abdul-Qader, aksidenti ndodhi pas një ere tepër të fortë dhe avioni me 153 persona në bord u rrëzua në oqeanin indian, 66 prej të cilëve ishin qytetarë francezë. Mbetjet janë shquar në bregun afrikan, përballë brigjeve të Mozambikut, ishuj këta që formojnë arqipelagun e Komorreve. Në bordin e avionit ishin 11 anëtarë të ekuipazhit dhe 142 pasagjerë, (mes të cilëve edhe tre fëmijë) pjesa më e madhe francezë. Kompania ajrore e Jemenit kontrollohej nga autoritetet franceze dhe që herët ishin vënë re difekte të shumta në avionin e rrëzuar përgjatë brigjeve të Komoreve. Lajmin e bëri të ditur sekretari i transporteve në Francë, Dominik Busereau, për televizionin “I-tele”, i cili menjëherë pas aksidentit doli në një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij Busereau përmendi edhe avionin francez të rrëzuar disa javë në Oqeanin Atlantik ku humbën jetën 228 persona. Agjencia e lajmeve “Associated Press” iu referua një zyrtari të aeroportit të Jemenit të ketë thënë se shumica e pasagjerëve në bordin e aeroplanit, një airbus 310, ishin qytetarë të Komorës, të cilët ktheheshin nga Parisi. Ndërsa agjensia “Reuters” iu referua një polici të Komorës, i cili tha se vendi ishullor, nuk ka kapacitete për t’i shpëtuar aksidenteve që ndodhin në det. Shteti i Komorës, përbëhet nga tre ishuj rreth 300 km në jugperëndim të Madagskarit, në kanalin e Mozambikut. Në vitin 1996, një avion etiopian i rrëmbyer ra në të njëjtën zonë. Pjesa më e madhe e 175 pasagjerëve në bord dhe ekuipazhi humbën jetën.

1 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›