Rumani, 66 te vdekur nga virusi AH1N1
BUKURESHT- Virusi i gripi A/H1N1 ka shkaktuar vdekjen e një tjerët personi në Rumani, duke e çuar numrin total të viktimave si pasojë e virusit në 66 persona, njoftoi sot Ministria rumune e Shëndetësisë, gjatë një deklarate për agjencinë e lajmeve Agerpres. Rreth 45 raste të tjera të infektuara me virusin e gripit A/H1N1 janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend. ''Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i gripit A/H1N1 deri në tani në Rumani ka arritur në 5 915 raste të regjistruara'', deklaroi Ministria e Shëndetësise.(Atsh/BalkanWeb)