E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: Kreu i ri i PASOK, para zgjedhjeve të përgjithshme

ATHINE - Në mbledhjen e djeshme të Këshillit politik të PASOK, u vendos t'i rekomandohet Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e një presidenti të ri nga baza, përpara zvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në vend, por pas përfundimit të negociatave për reduktimin e borxhit (PSI). 

Papandreu propozoi emërimin e udhëheqjes së re të Partisë para zgjedhjeve kombëtare por pas përfundimit të negociatave për këmbimin e bonove dhe pas arritjes së marrëveshjes së re të kredisë, si dhe mbledhjen e Kongresit të partisë në qershor 2012.

Vendi është në vështirësi serioze dhe duhet të përballet me negociata shumë të vështira, tha kryetari i Këshillit politik të PASOK.

"Sipas asaj që ne e dimë deri tani, zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në mars”, tha zëdhënësi i PASOK Panos Beglitis.

(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›