Itali, shqiptari pret hekurat e qelisë, arratiset nga burgu
ROME- Një i dënuar shqiptar u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu Regina Coeli, në kryeqytetin italian.
Mediat në shtetin fqinj bëjnë të ditur se shqiptari, në bashkëpunim edhe me një rumun, kanë sharruar hekurat e qelisë dhe më pas kanë zbritur me nga kati i tretë i ndërtesës duke përdorur disa çarçafë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i të dënuarve.
Autoritetet në Romës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të mbipopullimit të burgun Regina Coeli, çka e bën të pamundur kontrollin e plotë të të dënuarve, numri i të cilëve është dyfishuar gjatë viteve të fundit.
Forcat e policisë nisën menjëherë një operacion për të lokalizuar të arratisurit, ndërkohë që aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar, si bashkëpunëtor i të arratisurve.
(er.nu/corriere/BalkanWeb)