Prerja e borxhit grek, FMN e shqetësuar për ngecjen e bisedimeve
UASHINGTON - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka reaguar me shpejtësi pas ndërprerjes së bisedimeve midis qeverisë dhe përfaqësuesit të bankave private, kryetari i Institutit për Financat Ndërkombëtare, Charles Dalaras.
FMN bën thirrje për rinisjen e negociatave mes Greqisë dhe kreditorëve të saj, për të angazhuar sektorin privat në procesin e shkëmbimit të bonove greke (PSI).
Në një deklaratë, përfaqësuesja e FMN në Uashington tha se "ne shohim përpara për një rinisje të bisedimeve midis Greqisë dhe kreditorëve të saj. Është e rëndësishme që këto të çojnë në një marrëveshje për PSI, të cilat së bashku me përpjekjet e sektorit zyrtar, do të sigurojnë qëndrueshmërinë e borxhit".
Analistët amerikanë janë të shqetësuar në lidhje me ngecjen e bisedimeve në Athinë, dhe vënë theksin te deklarata e kryetarit të Institutit Ndërkombëtar për Financat, sipas të cilit "bisedimet nuk arritën një përfundim të frytshëm nga të gjithë palët e përfshira. Në këto rrethana, diskutimet me Greqinë dhe autoritetet zyrtare kanë ndaluar për të reflektuar mbi të mirat e një qasje vullnetare."
Thuhet, se pika kryesore e mosmarrëveshjes mes palëve, është norma e interesit për bonot e reja. Partnerët e eurozonës dhe FMN, duan një normë të ulët interesi prej 4%, ndërsa kreditorët privatë përfaqësuar nga kreu i institutit Financiar ndërkombëtar, nuk pranojnë normë nën 5%.
Nga ana tjetër, FMN-ja, në bazë të statutit, nuk mund të autorizojë financimin e vazhdueshëm të Greqisë nëse konsideron se borxhi nuk është i qëndrueshëm. Ky vlerësim varet direkt nga norma e interesit që do të vendoset në obligacionet e reja.