Defoe gola seri për Tottenham
LONDER-Jermaine Defoe është bërë futbollisti i parë në Premierligë që shënoi pesë gola gjatë një pjesëtoje, derisa Tottenham mposhti Wigan Athleticun 9-1 - fitorja e tyre më e lartë në garë.
“Djelmoshat nuk mund të besojnë, ndërsa e kam shikuar menaxherin Redknapp, i cili po ashtu dukej i befasuar. Finalizimi dhe të gjitha golat ishin të jashtëzakonshme”, tha Defoe. 27 vjeçari kaloi në krye të renditjes së golashënuesve në Premierligë me 11 gola, derisa Tottenham e shkatërroi Wiganin dhe hyri në histori.
Defoe u bë futbollisti i tretë në Premierligë që shënoi pesë gola në një ndeshje së bashku me Alan Shearer dhe Andy Cole. Het-triku i tij për shtatë minuta është i dyti më i shpejti në histori të Premierligës, pas Robbie Fowler.
“Të jem i sinqertë, mendoja për het-trik të dyfishtë. Por, nuk mund të ankoheni pasi shënoni pesë gola”, u shpreh ai. Kjo ishte fitorja e dytë më e thellë në histori të Premierligës, pas shkatërrimit që Manchester United i bëri Ipsëichit 9-0 në mars të vitit 1995.