Shkodër, parandalohet vrasja e radhës, arrestohet adoleshenti

Burime zyrtare sqaruan se është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi E. S. 17-vjeç, banues në fshatin Luarz, Komuna Velipojë, rrethi Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, rreth orës 20.10 të mbrëmjes së shkuar është kapur në flagrancë nga shërbimet policore, tek vendi i quajtur “Rrezervat e Gazit” në Reç, të Komunës Velipojë, duke kanosur për vrasje, për motive të dobëta, një shtetas banues në fshatin Reç.
Në momentin e kapjes autori kishte me vete një armë zjarri Automatik model 56, së bashku me një krehër me 30 fishekë në të, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sa më sipër u kryen veprimet e para hetimore dhe materalet procedurale në ngarkim të 17-vjeçarit, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kanosjes serioze për vrasje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /Start/
2011-09-27 09:42