Teatri i të Rinjve Lorka dhe Pirandello marrin trofeun në Tiranë
Autori i Lajmit: Redaksia
Një javë plot projekte dhe shfaqje në konceptime të reja regjisorësh të rinj, ku mes shumë dilemash, prezantimesh dhe emrave, juria shpalli fituesit. Ata, aktorët dhe regjisorët e rinj nuk nguruan të ngjisnin në skenë vepra të mëdha, të autorëve të mëdhenj, që denjësisht interpretuan në sallën e vogël të teatrit Kombëtar. Juria e ngritur për të përcaktuar projektin fitues në disa kategori, e përbërë nga aktori i mirënjohur i skenë dhe kinematografisë Ndriçim Xhepa, regjisori i ri Mikel Kalemi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Joli Gjovreku shpallën fituesit në ambientet e këtij institucioni. Regjia më e mirë u fitua nga Alma Hoti për konceptimin skenik të shfaqjes “Shtëpia e Bernarda Albës”. Aktori më i mirë protagonist, një çmim i cili i shkoi aktores së re Klodi Keco, për interpretimin në shfaqjen “Morsa”, aktori më i mirë jo protagonist u shpall Marsela Lena për rolin e realizuar në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” dhe skenografia më e mirë i takoi Beqo Nanajt për konceptimin skenik të shfaqjes “Morsa” nga Luixhi Pirandelo. Organizatorët e këtij aktiviteti ishin TK dhe MTKRS-ja. Regjia më e mirë, e fituar nga Alma Hoti, i jep të drejtën regjisores të ketë edhe disa shfaqje të tjera në Teatrin Kombëtar, si edhe një vlerësim material i cili shkon në kufijtë e 100 mijë lekëve. Burime të brendshme brenda institucionit tregojnë se kjo dramë do të vihet në skenë në datat 7-8 dhjetor. Parë nga jashtë kjo vënie e regjisores së re në ditët e para të dhjetorit është gjetur nga drejtuesit e institucionit, jo thjesht si një projekt fitues, por edhe si një mundësi shpëtimi për të patur një shfaqje të re të sezonit, gjë që ky institucion tregoi se e kishte të pamundur për ta realizuar në fillimsezonin teatror 2009-2010.
Nëntë femrat e Lorca-s
Nëntë femrat, që Federico Garcia Lorca ka përshkruar në veprën e tij “Shtëpia e Bernarda Albës” janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të Festivalit të të Rinjve.
Do të ishte e vështirë të imagjinohej një përfaqësues më i mirë i letrave spanjolle në skenat shqiptare se sa Federíco García Lorca, pa dyshim, poeti dhe dramaturgu spanjoll më i njohur botërisht i shekullit XX. Pasi ka mbetur e vè për herë të dytë Bernarda Alba vendos të mbajë një zi të rreptë, ajo dhe vajzat e saj. Do ta vendosë këtë gjë me një tirani të egër. Por gjithçka komplikohet kur vajza e madhe tërheq një pretendent, Pepe Romani, i cili mbjell në shtëpi xhelozi e pasione. Vetë García Lorca e kualifikoi veprën si drama e grave të fshatrave të Spanjës, tragjedi që shfaqet me një forcé të pakalueshme: një ambient i mbyllur, mbytës, zija e detyruar nga zonja dhe ndalimi për të dalë nga shtëpia përfundojnë në një fatalitet. Për të gjithë këto, kjo vepër, në të cilën nuk duket as edhe një personazh mashkullor, nënkupton një qëndrim në favor të lirisë mbi të gjitha konvencionet shoqërore. Vënia në skenë është mundësuar nga regjisorja Alma Hoti dhe kishte disa nga aktoret e reja më të mira shqiptare: Armela Demaj (Bernarda Alba), Elona Hyseni (Poncia), Esmeralda Metka (Adela), Marsela Lena (Martirio), Gladiola Harizi (Angustias), Klodiana Keco (Magdalena), Anisa Dervishi (Amelia), Denalda Teli (sherbyesja), Jonida Cunga (Prudencia) dhe Adriana Tolka (María Josefa).
“Morsa”, tradhëtarja, kërkon falje
Në emër të gjërave të shtrenjta, të fëmijëve, falma tradhëtinë. Përgjërimi i Xhulias nuk do të mjaftonte, për të falur mëkatin e një tradhtie... të gjithë këtë, por jo vetëm, një kalvar ngjarjesh, situatash, intrigash e fshehtësie aktorët e rinj kanë interpretuar në sallën e re të Teatrit Kombëtar, në kuadër të Festivalit të Teatrove për të Rinj. Drama “Morsa”, e shkrimtarit italian Luigi Pirandellos vjen me regji të Najada Elmazit, skenografi të Beqo Nanaj dhe kostumografi të Edlira Qyshkas. Në këtë shfaqje interpretuan Dritan Borici, Klodjana Keço dhe Gjergj Mena. Ngjarja zhvillohet në një shtëpi province. Xhulia dhe Andrea Fabri janë bashkëshortët, të cilët jetojnë së bashku me fëmijët e tyre në këtë shtëpi. Antonio Sera është mik dhe avokat i tyre. Antonio dhe Andrea kanë shkuar në qytet për një çështje tregtie në lidhje me tokat në fshat. Antonio kthehet më pare se ai, por arsyeja e këtij nxitimi është presioni që Andrea ka ushtruar ndaj tij. Ai nuk kishte pohuar asgjë hapur, por kishte nënkuptuar se është në dijeni të lidhjes së tij me të shoqen Xhulia. Antonio i shpreh dyshimet e tij duke u ndërgjegjësuar të dy për pakujdesit e tyre. Xhulia vendos t”i jap fund marrëdhënies së tyre. Pas ardhjes së Andreas dhe pyetjeve rutine, ai fillon një hetim të mirëstudiuar. Xhulia dorëzohet duke pranuar tradhtinë. Ajo kërkon falje në emër të gjerave më të shenjta, të fëmijëve, por çdo gjë i mohohet. E shtyrë në këtë tunel pa rrugëdalje dhe e shtypur plotësisht nga “Morsa”, në të cilën e ka futur i shoqi dhe i dashuri, Xhulia vendos t”i japë fund jetës.
Festivali Teatror i të Rinjve
Këto vepra janë shfaqur në kuadrin e përgatitjeve të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që u mbajt në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor. Gjatë këtij festivali konkuruan vepra të tilla si “Norvegjia sot" e Igor Bauersima, "Shtëpia e Bernarda Albës" Lorkës, “Banorët e shkallës V” e Kin Dushit, “Prafumeria” e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi dhe “Morsa” e Luigi Pirandellos. Festivali Teatror i të Rinjve, është një mundësi modeste për regjisorët e rinj, të cilët kanë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre, qoftë edhe me një projekt të vetëm. Një vit më parë, fitues i këtij festivali, ishte regjisori i ri, Erion Hinaj me dramën "Kamarieri memec" të dramaturgut novelist, Harold Pinter.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009