E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri lutjet e se premtes do shoqerohen me protesta

Lutjet e së premtes në Siri do të ndiqen nga protesta të mëdha kundër qeverisë së Bashar al-Assadit.

Këto protesta janë parë si një provë e gatishmërisë së qeverisë pas arritjes së një marrëveshjeje me Lidhjen Arabe një ditë më parë për të ndaluar të shtënat dhe për të filluar bisedimet me protestuesit.

Dhjetëra civilë u raportuan të vrarë në qytetin e Homsit të enjten, një ditë pasi Siria ra dakord me Lidhjen Arabe për të tërhequr ushtrinë nga qytetet, të lirojë të burgosurit politikë dhe të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e opozitës.

Protestat kundër presidentit Bashar al-Asad, në Siri, deri tani kanë lënë të vdekur më shumë se 3000 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›