E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy BQE dhe FMN do nderhyjne per te mbrojtur Italine

 Në fund të punimeve të samitit të G20, presidenti francez Sarkozy, ka bërë një përmbledhje të diskutimeve dhe vendimeve që u morën gjatë punimeve të takimit mes liderëve botëror.

Sarkozy ka vlerësuar vendimi e Italisë për monitorim të situatës në çdo tremujor në arritjen e objektivave anti krizë. Ai ka thënë se vlerësimet e kontrollit të FMN dhe BE në Itali do të bëhen të ditura.

Nëse do të jetë e nevojshme ka thënë presidenti francez, Banka Qendrore Europiane dhe FMN do të ndërhyjnë për të mbrojtur Italinë.

Sarkozy ka deklaruar se nuk duam më të ndodhin evazione fiskale. Ai tha se është përcaktuar një listë për 11 vendet të cilat duhet të modifikojnë rrënjësisht qëndrimet e tyre dhe do jenë në qendër të vëmendjes së komunitetit
ndërkombëtar.

Sipas tij edhe Zvicra duhet të marrë masat e duhura mbi sekretet bankare për të mos përfunduar në listën e vendeve të këqija.

Sarkozi tha se vendet që do të përsërisin evazionin fiscal do të përjashtohen.

Sarkozy e ka konsideruar situatën aktuale më të komplikuar se ajo e vitit 2009.

Duhet të sigurojmë një besueshmëri të lartë për Eurozonën ka deklaruar presidenti francez.. Lidhur me çështjen e taksës mbi transaksionet financiare Sarkozy ka siguruar se do të vazhdojnë përpjekjet derisa të gjitha vendet anëtare të G20 të bien dakord për aplikimin sa më të shpejtë të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›