E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dyte e Samiti te G20 ne Kane

Vijojnë diskutimet në ditën e dytë e samitit të G20-ës në presidencën franceze. Tema e parë e rendit të ditës lidhet me marrëveshjen për luftën kundër evazionit fiskal, që do të ndiqet më pas me punimet mbi temën e rregullave financiare. Aktualisht është duke u diskutuar tema mbi Bujqësinë, Klimën dhe Energjinë. Burime diplomatike nga Kana, bëjnë me dije se përpara ditës së fundit të samitit, presidenti francez, Nikolas Sarkozy ka patur një takim me presidentin amerikan Barack Obama dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel. Gjithsesi çështjet e diskutuara do të bëhen të ditura në daljen publike të Sarkozy pas orës 14.00 të ditës së sotme.

Në fakt programi dy ditor i G20 përfshin 6 pika, ku e para përsërit angazhimin për rikapitalizimin e bankave me mungesë kapitali si dhe disponueshmërinë e bankave qendrore për politika ekspansive për furnizimin me likuiditet të sistemit bankar.

Pika tjetër përcakton serinë e masave për vendosjen e sigurisë për rimëkëmbjen ekonomike, siç janë politikat monetare jo inflacioniste, ndërsa për ekonomitë e mëdha rekomandohet përshtatja e politikave që favorizojnë rritjen dhe konsolidimin e llogarive publike .

Pika e tretë do të përballet me çështjen e fleksibilitetit të normave të këmbimit, ku ftohen vendet emergjente si Kina, për politika shkëmbimi monetare më pak të kontrolluara.

Tema e katërt lidhet me akumulimin e rezervave valutore që vihet re në vendet prodhuese të lëndëve të para.

Pika e pestë ka të bëjë me nevojën për një koordinim më të madh të politikave kombëtare për të minimizuar rreziqet e infektimit, për të marrë masa ndaj rritjes së shpejtë të normave të shkëmbimit. Ndërkohë që pika e gjashtë u diskutua në takimin e ditës së parë ku u vendos, që FMN duhet të ketë më shumë autoritet për të kontribuar me dhënie kredie ndaj vendeve me krizë sistematike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›