“Bota e Re 2012", kryeministri Berisha seminar në Francë
FRANCË- Kryeministri Berisha merr pjesë sot në Francë në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”.
Ky Seminar organizohet nga ministri francez i Energjetikës, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy.
Në të do diskutohet për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota mbas krizës ekonomike e financiare.
Berisha është i ftuar nderi në këtë Seminar dhe do të mbajë një fjalë në ditën e parë të punimeve të tij, në panelin me temë “Ku janë fuqitë e reja”, i cili synon të vërë në pah ato vende, ekonomitë e të cilave njohën rritje ekonomike, në kuadrin e përgjithshëm të krizës dhe të recesionit ekonomik botëror.
(el.me/GSH/BalkanWeb)