E Diel, 1 Nëntor 2026

Papavrami, sot në skenë

TKOB
Pas shumë vitesh, violinisti Tedi Papavrami jep një koncert në qytetin e lindjes, në Tiranë. Sot, në orën 19.00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, i shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja, Papavrami do të interpretojë Koncertin nr.1 të Paganinit. Orkestra e RTSH-së do të interpretojë gjithashtu një koncert nga Brahms. Koncerti i Papavramit, realizuar me ftesë dhe mbështetje të shoqatës shqiptaro-franceze, "Argjiro" hap sezonin e koncerteve të Orkestrës së Radios

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›