E Diel, 1 Nëntor 2026

Presin udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Ministri për Integrim Europian, Besim Beqaj, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ka paraqitur gatishmërinë e Kosovës për të pranuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Beqaj ka thënë për Radio Kosovën se ka marrë premtime se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave shumë shpejt do t’iu dorëzohet institucioneve kosovare.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Beqaj ka zhvilluar takime me Komisionarin për Zgjerim Stefan Fule, me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE’së.

Beqaj ka thënë se me zyrtarët e lartë të BE’së ka biseduar rreth të arriturave për Raportin e Progresit për Kosovën si dhe për kalimin në fazën e dytë të marrëdhënieve tregtare me vendet e BE’së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›