Mjekët italianë i shpëtojnë jetën vogëlushes shqiptare
KRUJë- Një vogëlushe shqiptare nga Kruja rrezikoi seriozisht jetën pasi gëlltiti një gjilpërkapëse disa ditë më parë. Vajza e vogël vetëm 11 muajshe u dërgua menjëherë në spitalin e Krujës dhe më pas të Tiranës, por cdo vonesë vetëm sa ia rrezikonte jetën. U desh ndërhyrja e specializuar e mjekëve italianë të spitalit të Xhenovas, që vogëlushja e quajtur Amelisa fatmirësisht të shpëtonte. Ajo u dërgua me 3 dhjetor në spitalin e Xhenovas ndërsa u operua më 6 dhjetor nga ekipi i mjekëve, një operacion që zgjati shtatë orë por rezultoi me sukses. “Pranuam për ta operuar brenda pak minutash”, deklaruan autoritetet mjekesore të spitalit që kreu mrekullinë për vogëlushen shqiptare, ndërsa kujtojnë se paramanda rrezikonte të shponte arterien qendrore të Amelisës. Tashmë vogëlushja është në gjendje të mirë dhe mund të kthehet pas pak ditësh në shtëpinë e saj. E ëma 22 vjecare e vogëlushes, duke falenderuar mjekët italianë, tha se asnjë spital në Shqipëri nuk mund ta kryente një ndërhyrje të tillë.(m.a/News24/BalkanWeb)