Papulias, Ivanovit: Jemi të përkushtuar për zgjidhjen e emrit
ATHINE - Greqia mbetet tërësisht e përkushtuar në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e emrit përmes negociatave nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara”, thekson presidenti i Republikës greke, Karolos Papulias, në letrën dërguar homologut të vet të FYROM George Ivanov, të cilin e falënderon për urimet e dërguara me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, më 25 mars.
"Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje do të na mundësojë ta shfrytëzojmë potencialin e madh të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme në konsolidimin e sigurisë, stabilizimit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zhvillimit të rajonit tonë, veçanërisht përmes perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thekson Papulias në letrën që u publikua nga zyra e presidentit Ivanov në Shkup dhe u botua edhe nga mediat greke.