Popovski sot në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto.
Kjo është vizita e radhës e ministrit Popovski në kuadër të turneut të tij Ballkanik, të nisur që nga marrja e detyrës para tre muajve.
Bashkëpunimi dypalësh, integrimet e përbashkëta euroatlantike si dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, do të jenë temat e takimit midis ministrave Haxhinasto dhe Poposki.
Në programin e vizitës përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të punëve të jashtme, janë parashikuar takime të ministrit Popovski edhe me kryeministrin, Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, presidentin Bamir Topi dhe minoritetin maqedonas në Shqipëri.