Skandali/ Prokuroria mbylli dosjen korruptive një javë para zgjedhjeve
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të rihapë hetimet ndaj kryetarit të Komunës Dajt, Kujtim Qefalija, për fshehje dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Tiranë, mbi bazën e kallzimit të ILDKP, në dt. 23.03.2011, ka filluar procedimin penal, për vepren penale të Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nenpunesve publike, ndaj kruet të Komunës Dajt, Kujtim Qefalia.
Rreth një muaj më pas, më 29.04.2011, prokuroria e Tiranës ka vendosur, pushimin e procedimit penal, me arsyetimin se, fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Por pas ankesës së ILDKP në gjykatë, gjykata e ka gjetur të gabuar arsyetimin dhe veprimet e prokurorisë, duke urdhëruar rihapjen e hetimeve. Por bashkë me të, gjykata ka hedhur hijen e skandalit jo vetëm mbi kryen e pushtetit vendor të një prej komunave më të mëdha në vend, por edhe mbi vetë prokurorinë që mbylli dosjen.
Kujtim Qefalija, pas hetimit të ILDKP u shkarkua nga kryeministri për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Por kjo nuk e pengoi Partinë Socialiste ta rikandidonte atë sërish në zgjedhjet vendore të Majit 2011. Në ndihmë të këtij aksioni politik ka ardhur edhe prokuroria, e cila vetëm një javë para zgjedhjeve vendore, i ka mbyllur dosjen kryetarit të shkarkuar që rikandidonte dhe që fitoi një mandat të tretë në krye të kësaj komune.
Por ILDKP, pas një padie, e ka bindur gjykatën, një muaj më parë, të urdhëroje rifillimin e hetimeve. Sipas materialeve të dosjes që ka depozituar ILDKP, kreu i Komunës Dajt nuk ka deklaruar një sërë pasurish, si ajo e një trualli me sipërfaqe 306 metër katëror, e ndodhur në rrugën Siri Kodra, në bashkepronësi me shtetasin Ylber Kalaja. Për këtë rast, sipas ILDKP-së, Prokuroria i është referuar vetëm shpjegimeve të subjektit Kujtim Qefalia dhe Ylber Kalaja, duke mos kryer asnje veprim hetimor në lidhje me këtë fakt. Qefalija ka thënë se ka hequr dorë nga pronësia por ILDKP ka gjetur dokumenta, pas hetimit të saj që tregojnë se ai është pronar i këtij trualli. ILDKP ka zbuluar një tjetër sipërfaqe truallli prej 625,5 m2, e ndodhur në rrugën Niko Avrami, me çmim 4,000,000 lekë.
Kreu i Komunës Dajt, nuk ka deklaruar pronësisë mbi dyqan artikuj të perzier dhe ushqimore, me siperfaqe 70 metër katëror, e ndodhur ne fshatin Tufinë, me çmim 200,000 leke. Ai i ka thënë prokurorisë se kjo pronë tashmë ështe fituar nga xhaxhai i tij Adem Qefalia dhe Prokurori i ka marrë të mirëqëna këto deklarime dhe i ka pranuar si të verteta, pa iu referuar faktit që në deklarimet para ILDKP, Qefalia ka dhene një tjetër deklarim.
Ai nuk ka deklaruar gjithashtu gjendjen në llogarinë bankare në Bankën Raiffeisen, si dhe llogaritë rrjedhëse të bashkëshortes së tij në banken Tirana Bank. Sërish prokuroria nuk i ka hetuar këto fakte të dhanë nga ILDKP. Lidhur me mosdeklarimin e automjeteve, me targë TR. 0946G, TR. 1441B, TR. 5427C, TR. 6477 L, që sipas të dhënave të DPSHTRR, rezultojnë të regjistruara në emër të Kujtim Qefalisë, organi i prokurorisë nuk ka sjellë asnjë dokument apo fakt të ri, të ndryshëm nga përfundimet e ILDKP, që të justifikonte këto parregullsi, duke u mjaftuar vetëm në deklarimet e subjektit Kujtim Qefalia.
ILDKP ka vënë në dispozicin të prokurorisë edhe një sërë dokumentesh të tjera për mashtrime financiare në lidhje me administrimin e shoqërisë Vllazniashpk. Sipas ILDKP, raportet e ekspertëve kontabël tregojnë rritje fiktive të vlerës së aksioneve dhe kapitaleve të shoqërisë. ILDKP ka zbuluar se ai nuk ka tërhequr fitime nga kjo shoqëri, ndryshe nga çka thënë, për të justifikuar burimin e të ardhurave për pasuritë që ka deklaruar.
Me gjithë këto, prokuroria e ka pushuar çështjen ndaj Qefalisë, pas padisë së bërë nga ILDKP. Por ka qenë gjykata që ka kërkuyar sërish rihapejn e hetimeve. Gjykata e çmon se, kërkesa e ankuesit Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive duhet pranuar, duke prishur vendimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1336 te vitit 2011 dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Kirgizia pezullon fushatën një ditë para zgjedhjeve Kirgizia- Një ditë përpara zgjedhjeve të para presidenciale Kirgizia ka...
- Deklaratat e Halimit, Prokuroria: Ndërhyrje në funksionin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë Tiranë- Një ndërhyrje të rëndë në funksionin dhe pavarësinë e...
- Skandali i përgjimeve, Mërdok e “shlyen” me para Britani- Tashmë larg syve të medias dhe opinionit publik, skandali...