Serbia do ti mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë
Prishtinë- Serbia do t’i dëshmojë Qeverisë së Kosovës se nuk e ka njohur Pavarësinë edhe nëpërmjet shkeljes së drejtpërdrejtë të sovranitetit të shtetit që në bashkëpunimin regjional do të prezantohet me fusnotë.
Presidenti serb, Boris Tadiç, është marrë vesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë që të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, por Serbisë do t’i mundësohet që në veri t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale nëse vendoset që në shtetin fqinj më 29 prill ose 6 maj të mbahen tri palë zgjedhje:
presidencialet, të përgjithshmet dhe lokalet e jo vetëm ato të përgjithshme dhe lokale, siç është vendosur tashmë. Sipas burimeve ndërkombëtare, Tadiç do ta arsyetojë mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale me Rezolutën 1244, ose me pamundësi teknike, por sipas të njëjtave burime, sa u përket zgjedhjeve të përgjithshme për parlamentin e Serbisë, ato do të mbahen në veri, dhe po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbajtja e zgjedhjeve të mundësohet edhe në pjesët e tjera të vendit, ku qytetarët serbë janë shumicë.
Burimi: Koha Ditore
Shkrime të tjera me interes:
- Reagon Jahjaga: Zgjedhjet serbe në Kosovë, ilegale Prishtinë- Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë janë ilegale, kundër kushtetues...
- Serbia e humbi veriun, The Economist shkruan për situatën Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të...
- Zgjedhjet presidenciale në Kosovë, mbase në vjeshtën e 2012-ës Kosovë – Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt...