E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia e sotme, dramë e dhimbshme e shoqërisë shqiptare

Ndini R. BARDHI
Qysh me ardhjen e shpresës së madhe të demokracisë në Shqipëri, gjendja e papunësisë është rënduar gjithandej. Fermentimi i këtij fenomeni jetik për njeriun e sotëm shqiptar është një çështje që zien dhe vlon në shpirtin e çdo qenieje njerëzore, që merr frymë dhe ekziston në sipërfaqen e kësaj toke të dashur e të kripur nga breza njerëzish në shekuj. Që nga viti 1990 e deri më sot në vitin 2009, shoqëria shqiptare, kryesisht ajo punëtore, ka pasur trazira të përgjithshme dhe aty-këtu trazira të pjesshme, të cilat janë bërë në emër të jetës, lirisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. E drejta themelore e njeriut është puna dhe më pas vijnë të tjerat. E drejta për të jetuar si njeri i ndershëm dhe dinjitoz, është drejtësia dhe e vërteta e punësimit të njeriut. Vetia e së drejtës për punë është se ajo qëndron në jetën e njeriut e domosdoshme dhe shpëtimtare. Në qoftë se duam të shohim se deri në çshkallë është jeta dhe siguria e jetës së njeriut në Shqipëri, shiko punësimin, mirëqenien dhe standardin e jetesës. Kjo luftë e së drejtës për punë dhe jetesë ka qenë dhe vazhdon që nga zanafilla e shoqërisë njerëzore, kryesisht për njeriun e punës mendore, fizike, profesionale dhe më gjerë jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Demokracia, duke qenë se është një shpresëdhënëse për çdo njeri, ka në vetvete vlera sociale, barazi dhe të drejta punësimi. Revolta e vitit 1990, ishte një veprim i logjikshëm, ku në vetvete pati ligjshmërinë e tij, sepse përmbysi sistemin e dështuar të diktaturës së proletariatit, pra të klasës punëtore në fuqi, siç propagandohej në atë kohë, dhe solli sistemin e lirisë dhe të drejtës njerëzore, që do të thotë më tej se punëtori do të jetonte më mirë, do të gjente punë dhe gjithçka do ti sigurohej nga shteti i së drejtës dhe qeverisja e re demokratike. Por, çndodhi me revoltën dhe demokracinë e njeriut të thjeshtë popull? Ai u baltos dhe u përgjak, u godit dhe falimentoi përpara popullit, sepse u gjend dhe vazhdon të jetojë midis sulmit të së kaluarës dhe sulmit të së ardhmes, ajo që kishte bërë apo vendosur Dhjetori 1990 edhe sot përpëlitet dhe kacafytet me të drejtën e ëndërruar nga punëtori dhe njeriu i thjeshtë popull. Shoqëria për këtë demokraci derdhi gjak, por ajo sot është në vuajtje, në mjerim, në papunësi, në pasiguri, në dilemë dhe në zhgënjim të paparë. Kudo në vendin tonë, pllakosi varfëria, papunësia për proletarin (punëtorin), padrejtësia, grabitja e pasurisë së përbashkët të popullit në sistemin socialist, ikja e vendeve të punës, e drejta e punës, të cilat si një çekiç i rëndë dhe i tmerrshëm ranë përmbi kokën e punëtorit dhe të gjithë shoqërisë. Demokracia dhe revolta e 1990-ës është, për dijeninë e të gjithëve, ndalur që në zanafillë në mes të rrugës, kur ato kishin marrë drejtimin e dëshiruar. Në fillim u duk pak shpresë, ecje përpara dhe një peshore e ndryshkur drejtësie.
Kush e shkatërroi demokracinë e shumëkërkuar nga njerëzit e ndershëm shqiptar? Kush e shkatërroi jetën, njeriun që e do punën dhe mirësinë njerëzore? Borgjezia, pikërisht borgjezia e sotme qeverisëse sa majtas e sa djathtas. Ajo i ka të gjitha interesat milionëshe, monopolet, bankat dhe çelësat e ngopjes së pakufishme të oreksit. Pikërisht, kjo borgjezi, o njeri, o punëdashës e ndaloi dhe vazhdon ta pengojë ecjen përpara të njerëzisë. Ajo nuk mendon se ke bukë, punë të sigurt dhe jetë të qetë, por, me moskokëçarje dhe harresë të thotë se ti nuk ekziston si njeri, përveçse mund të jesh një ëndërr e dikurshme, kur të mori votën. Megjithatë, cilado që të jetë kjo klasë borgjeze e votëbesuar nga ti, o punëtor, o njeri i mirë popull, përgjegjësia njerëzore e fatit tënd në realitetin e sotëm të papunësisë dhe rropatjes për jetën, është brenda dhe jashtë teje, që kur ti i dhe votën e shenjtë dhe vendimtare. Me këtë klasë politike dhe qeverisje ske për të pasur asnjëherë jo punë, por edhe kafshatën e gojës. Popullit dhe punëtorit i ka vajtur thika në kockë, ha vetveten, është pa bukë dhe pa punë, merr ushqime me listë si në kohën e tallonit socialist, dridhet e shtrydhet në shtratin e varfërisë së paparë, jeton vdekjen e pritshme dhe shpresën e humbur një herë e përgjithmonë. Tmerr kur e shikon këtë realitet të dhimbshëm!
Le të vazhdojmë të tregojmë më tej për mizoritë dhe paradokset e sotme të jetës njerëzore, jo  vetëm në Tiranë, por në gjithë vendin. Vetëm një gjë duhet të kemi të qartë si drita e diellit: sëmundja politike e sotme shqiptare dhe sëmundja e varfërisë shoqërore, e ka pllakosur keqas këtë popull. Në ballin dhe në shpirtin e këtij populli qëndron vullkani i pakënaqësisë dhe i urrejtjes, sepse i ka perënduar besimi dhe shpresa ndaj politikës dhe qeverisjes antinjerëzore aktuale. Papunësi, papunësi dhe përsëri papunësi depërton në dhëmbët e shtrënguar të njeriut të sotëm; pasthirrma që dalin nga shpirti i zemëruar dhe revolta e brendshme e tij. Hera-herës ndërgjegjja e njeriut të ndershëm harron të marrë lëvizjet e jetës dhe të kuptimit moral për ekzistencë, sepse kaq i mbushur e i rënduar është shpirti i tij, ku papunësia e sotme përzihet e bëhet njësh me të vërtetën dramatike në realitetin shqiptar. Mendja i dridhet e i rrotullohet gjithandej në ankthin e punës së pagjetur ende, ashtu si gjethet e vjeshtës të zverdhura dhe të thara, që bëhen gati të këputen e të bien në tokë. Tensioni për punë është aq i madh, sa njeriu që e kërkon në disa çaste, kushdo që është, qoftë edhe një punëtor i thjeshtë pa zanat, lëshon një dëshirë për të punuar, vetëm punë të jetë, të tjerat skanë rëndësi për të. Sa i trishtuar është shpirti kur është i trishtuar nga papunësia! Çfarë zbrazëtie e madhe është mungesa e punës, që vetëm ajo mbush gjithë jetën dhe i jep kuptim njeriut të moralshëm në këtë botë! Diçka e tmerrshme është kur se ke atë. Në shpirt përvijohen lëvizje ofshami dhe dënese, të turbullta dhe të menduara keq. njeriu i papunë vështron njeriun dhe i ka sytë te njeriu punëdhënës. Qenia e tij, që digjet ashtu si nën vete, është gati të marrë valë. Sheshi i Ushtarit të Panjohur në mes të Tiranës, kryqëzimet e rrugëve të qytetit janë të mbushur me njerëz, që kërkojnë punë. Në to shtrohet thjesht e hapur çështja e jetës nëpërmjet punës. Aty diskutohet njëri me tjetrin, në mënyrë individuale dhe publikisht, çështja për të luftuar papunësinë apo për të emigruar në dhé të huaj. Ka mendime të hapura, ku punëtorët hedhin idenë që të dalin në rrugë për mitingje dhe protesta kundër qeverisë dhe se do të luftonin në maksimum për të drejtën e punës pa marrë parasysh çdo sakrificë sublime. Njerëzit që kërkojnë punë në rrugët e qytetit, bëjnë luftën e jetës për të mirën e tyre dhe për të mirën e familjes që kanë mbi krye. Kështu është realiteti. Ata sulmojnë rëndë qeverinë, sistemin e egër kapitalist, padrejtësitë njerëzore, korrupsionin dhe neglizhencën e shoqërisë. Mund të dëgjosh fjalë mllefi si këto: Unë nuk dua ta di se kush është në qeverisje, e majta apo e djathta, unë dua punë dhe bukë për të jetuar si njeri. Ne zanatçinjtë kemi krijuar një shoqatë apo sindikatë të pavarur, me një program të qartë punësimi brenda vendit dhe në botë. Në gazetat e përditshme këta njerëz lexojnë lajmërime, oferta për punë dhe ngjarje të ndryshme, që kanë të bëjnë me punën dhe jetën e punëtorëve. Mund të dëgjosh fjalë si këto: Unë nuk ua kam besën pronarëve, që nxjerrin të tilla lajmërime, sepse nuk të japin hakun e punës. Ne, zanatçinjtë muratorë, hekurkthyes, hidraulikë duhet të gjejmë të parët punën, sepse këtu në Tiranë bëhen shumë ndërtime si vila, pallate, por çe do. ska organizim nga ana jonë dhe qeveria. Një punëtor thoshte: Jemi mjeshtër të kategorisë së lartë, do ti dalim qeverisë ballë për ballë dhe do ti themi të na gjejë punë në profesionin tonë. Kjo shamata fjalësh, njëri e hidhte e tjetri e priste, dëgjohej nga të gjithë ata që ndodheshin aty me njëri tjetrin dhe të gjitha sa thoshin, binin në vesh të shurdhët. Puna e punës ishte ndezur aq keq, sa një ditë, mu në mes të sheshit të Ushtarit të panjohur, një punëtor bërtiti: Nuk kemi punë. Njëri nga shokët e pranishëm u përgjigj: Kanë firmat e ndërtimit në Tiranë dhe në qytetet e Shqipërisë, por

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›