Merkel kërcënon "mëkatarët"
Pas krizës financiare greke, kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon të ndërmerren masa drastike për një euro të fortë. Shteteve të eurozonës, që shkelin limitin e deficitit buxhetor të vendosur nga Bashkimi Evropian, do t'u hiqet përkohësisht e drejta e votës në BE.
Ndihma pa fund, këtë nuk do ta dojë askush, ka thënë Merkel. Gjermania dhe Franca janë dakord, sipas të dhënave nga qeveria franceze, të punojnë së bashku për stabilitetin e euros.
Për këtë arsye duhet të merren masa për një mbikëqyrje më të mirë të ekonomive në zonën e euros, është shprehur një zëdhënës i qeverisë franceze, pas një telefonate mes Merkelit dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy.