Rama: Të enjten votojmë për imunitetin e tre deputetëve

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se ky vendim është dëshmi e përpjekjeve të opozitës për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
“Vënia e tyre në dispozicion të Prokurorisë, e nderon Partinë Socialiste dhe këtë grup parlamentar. Prokuroria e Përgjithshme gjendet nën presion barbar për ngjarjen e 21 janarit. Nga ana e kryeministrit vazhdon përditë orkestrimi i shëmtuar dhe sulmet vulgare ndaj prokurorisë, ne do të vazhdojmë të respektojmë ndarjen kushtetuese të pushteteve”, theksoi ai.
Duke folur për Prokurorinë e Përgjithshme, Rama tha se është për t’u vlerësuar nisma e saj për të zbardhur ngjarjen e rëndë të 21 janarit. “Ina Rama për ne nuk është Silva Konti kur na intereson dhe “Lavire Bulevardi” kur nuk na intereson. Qëndrimi politik ndaj hetimeve për 21 janarin, ka të bëjë me interesin e Shqipërisë në përpjekje për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Qëndrimet e kryeministrit minojnë përpjekjen për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ai e ka shfaqur hapur dëshirën për të vënë nën kontroll Prokurorinë, Shërbimin Informativ dhe Presidentin që e ka nxjerrë nga barku i vet”, shtoi.
“BE nuk mund ta pranojë në gjirin e vet një qeveri që cenon parimin demokratik të vendit. Ne jemi angazhuar qartë për parimet demokratike, për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit, për një administrim publik dhe transparentë. Qëndrimi i tre deputetëve është shembull i prekshëm se programi ynë i ri nuk është një libër i vdekur”, tha gjithashtu. /Start/
2012-01-31 12:25