Strehimi, 460 shtëpitë e plazhit për të pastrehët
24/03/2011 Zhbllokohet situata. Aplikimi te Enti i Banesave
Të pastrehët që banojnë në ish-kabinat e plazhit në Durrës mund të përfitojnë nga privatizimi i 460 apartamenteve ku banojnë, pasi Këshilli i Ministrave vendosi dje të zhbllokojë situatën e mbajtur peng prej 2 vitesh. Me anën e një vendimi qeveria ka ngarkuar Entin kombëtar të Banesave si institucionin përgjegjës për privatizimin e 460 apartamenteve në favor të familjeve të të pastrehëve. Aplikimi do të bëhet duke filluar nga ditët në vazhdim pranë Entit kombëtar të Banesave. Këto objekte që dikur kanë qenë kabina plazhi, të cilat e kanë humbur funksionin e tyre dhe prej vitit 1992 banohen nga familje të pastreha. Prej dy vjetësh ato iu kaluan Bashkisë së Durrësit në pronësi dhe kjo e fundit po mban peng zbatimin e vendimit që Këshilli Bashkiak i Durrësit ka marrë për privatizim të 460 apartamenteve në favor të familjeve të të pastrehëve. I gjendur në një situatë të tillë absurde, Këshilli i Ministrave vendosi në përputhje me legjislacionin në fuqi transferimin e pronave përkatëse Entit kombëtar të Banesave me qëllim kryerjen e privatizimit në favor të 460 familjeve.