Papunësia, shifra rekord në SHBA
Autori i Lajmit: red.
Shifrat e nxjerra nga departamenti i punës në SHBA tregojnë se numri i posteve të humbura në janar është më i larti në 34 vjet.
Pothuajse 600 mijë vende pune u humbën duke e çuar në 7.6% shifrën e papunësisë. Kjo krahasuar me muajin dhjetor ku shifra ishte 7% është më keq nga çfarë ishte parashikuar. Korrespondentët thonë se shifrat e papunësisë natyrisht që do të përdoren nga presidenti Obama si prova të mëtejshme për të inkurajuar Kongresin Amerikan që të përshpejtojë debatin mbi paketën e qeverisë që ka masa për stimulimin e ekonomisë amerikane.
Debate të ndezura në Senat
Ndërkaq, dje presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit të veprojë pa humbur kohë për miratimin e paketës masive të stimujve ekonomikë, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë do të thotë që një numër më i madh amerikanësh të humbin vendet e punës, kursimet dhe shtëpitë e tyre. Në një takim në Senat, ligjvënësit demokratë dhe republikanë patën debate të ngarkuara me emocione pro dhe kundër paketës së stimujve me vlerën e 900 miliardë dollarëve. Presidenti Obama iu kundërpërgjigj kritikave të ligjvënësve republikanë ndaj paketës së stimujve ekonomikë. Në një artikull të shkruar me ndjenjë, të publikuar në gazetën “The Ëashington Post”, zoti Obama i akuzonte kritikët e tij për injorimin e krizës së thellë ekonomike që ka përfshirë vendin dhe për nxitjen e “teorive të dështuara” sipas tij, se vetëm shkurtimi i taksave do t i zgjidhë problemet ekonomike të Amerikës. Presidenti përsëriti të njëjtin mesazh në komentet e tij në Departamentin e Energjisë, duke u bërë thirrje republikanëve dhe demokratëve në Kongres të veprojnë në përshtatje me momentin në të cilin ndodhet vendi. "Koha për fjalë ka marrë fund. Tani është koha për veprime, sepse ne e dimë, se në se nuk veprojmë, një situatë tashmë e keqe, do të përkeqësohet shumë më tepër. Kriza mund të kthehet në një katastrofë për familjet dhe bizneset në mbarë vendin",- tha Presidenti.
Vite të tëra recesion
Zoti Obama tha se vendi do të kalojë një situatë të rëndë, në se ligjvënësit nuk veprojnë, duke thënë se recesioni mund të zgjasë për vite të tëra dhe se ekonomia amerikane mund të humbë 5 milionë vende pune të tjera. Ai tha se e kupton se paketa e stimujve për ekonominë që i është dhënë Kongresit nuk është perfekte, por ai këmbënguli se përmasat e planit janë në përshtatje me ashpërsinë e krizës ekonomike. Në Senat, ligjvënësit e të dyja palëve diskutuan dje me emocione dhe shpeshherë me zemërim, ndërsa dukej se shumë shpejt do të votohet për paketën e stimujve. Senatori demokrat Richard Durbin foli me nota zemërimi ndaj republikanëve, që i kanë akuzuar demokratët për projektligjin e propozuar të rimëkëmbjes ekonomike për shtimin e borxhit kombëtar. "Barak Obama ka dy javë e dy ditë që është President. Ai nuk e krijoi këtë krizë ekonomike, por e trashëgoi atë nga administrata e mëparshme" - tha zoti Durbin. Senatori republikan Lindsi Graham tha se varianti i tanishëm i projektligjit nuk është aspak i mirë dhe ai i akuzoi demokratët që nuk kanë marrë mendimet e republikanëve kur e shkruan atë.
"Po ju them tani, se në se thuhet se kjo do të jetë zgjidhja e problemeve të Xhorxh Bushit, gjendja në vend do të keqësohet më tej. Në se kjo cilësohet mënyra e re për të bërë biznes, në se ky është i ashtuquajturi “ndryshimi”, të gjithë ne e dimë mirë, se ditët më të mira të Amerikës i përkasin së kaluarës," - tha zoti Graham. Por, një grup senatorësh demokratë dhe republikanësh të moderuar u takuan veças, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi, që Senati të mund ta miratojë paketën masive, por duke e pakësuar atë me rreth 100 miliardë dollarë. Në se Senati e miraton projektligjin, variantet e tij të Senatit dhe të Kongresit duhet të rishikohen dhe të arrihet një mesatare e përbashkët, para se Presidenti ta nënshkruajë atë në ligj, gjë që ai shpreson ta bëjë muajin e ardhshëm.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009