E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre qytete-muze, vizitë online në 7 gjuhë

Autori i Lajmit: red.
Tre qytete shqiptare, Berati, Butrinti dhe Gjirokastra, të shpallura pasuri botërore e njerëzimit nga UNESCO, janë tashmë pjesë e sit-it ëëë.sitiunescoadriatico.org, ku gjenden vlerat vizuale, historike e arkeologjike në 7 gjuhë, përfshirë dhe shqipen. Të gjitha të dhënat e përfshira në sit, janë përpunuar si pjesë e projektit INTERREG III A Itali-Shqipëri, i cili ka për qëllim të vlerësojë trashëgiminë artistiko-kulturore-natyrore të vendeve të njohura nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit në të dy anët e Adriatikut, duke nxjerrë në pah karakteristikat e tyre të jashtëzakonshme. Përmes kësaj adrese interneti, krijohen itineraret që vënë në dukje lidhjet historiko-artistike dhe karakteristikat e bashkëndara të vendeve të ndryshme të mbrojtura nga UNESCO, pasi sugjerohen udhëtime turistike të panjohura më parë në formën on-line nëpër mrekullitë e Adriatikut. Projekti INTERREG III A Itali-Shqipëri ka realizuar përhapjen e eksperiencave të restaurimit, rikuperimit, katalogizimeve dhe linjave orientuese për administrimin e vendeve pranë të gjithë partnerëve, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe ëorkshopeve të studimit mbi restaurimin dhe teknikat e tij, mbi forma të reja të përshtatshme për administrimin e vendeve trashëgimi kulturore e mbi promovimin turistik. I gjithë informacioni mbështetet dhe nga ëebsiti ëëë.çhnet.eu, ku listohen në disa gjuhë përmbajtja e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeut Onufri në Berat, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Tiranë si dhe Muzeut Etnografik në Krujë. Gjithashtu, mbështeten dhe nga ëëë.albaniantourism.com, faqja zyrtare e turizmit shqiptar me të dhëna të plota dhe të larmishme mbi përmbajtjen e këtyre destinacioneve, pjesë e pandarë e itinerareve turistike-kulturore. Gjatë vitit 2008, zonat muzeale në 8 rajone kryesore të Shqipërisë u plotësuan me vendosjen e sinjalistikës turistike me kritere perëndimore. Qendrat turistike, parqet arkeologjike dhe muzetë, së bashku me progesin e punimeve përgjatë rrugëve që i lidhin më shpejt me akset nacionale, janë bërë tashmë më të vizitueshme dhe më pranë vizitorëve të huaj dhe vendas. Objektivi i përgjithshëm i Programit të Iniciativës Komunitare INTERREG III A Transkufitar Adriatik, kohët e fundit i shndërruar në Programin e Ri të vendeve afër Adriatikut INTERREG/CARDS-PHARE, synon që të promovojë zhvillimin social-ekonomik dhe bashkëpunimin mes vendeve të zonës Adriatik, si një mjet që më shumë se asnjë tjetër, mund të kontribuojë në formimin e një eurorajoni Adriatik. Zonat e pranuara në Program në pjesën italiane, janë provincat Rovigo, Ferrara, Forlì-Cesena, Rimini, Ravenna, Pesaro, Ancona, Macerata, Ascoli Piceno, Teramo, Pescara, Chieti, Campobasso, Foggia, Trieste, Gorizia, Udine, Venezia, Bari, Brindisi, Leçe. Në zonën e pranuar hyn edhe krejt territori i Vendeve Adriatike Lindore: Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Serbia e Mali i Zi.
Ky lajm është publikuar: 07/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›