Toti: “Nder të drejtoj Maradonën”

Francesko Toti pohoi se do të ishte një nder të drejtonte legjendën e futbollit Diego Maradona në një ndeshje bamirësie, që do të luhet javën e ardhshme.
Maradona, i njohur si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, do të luajë në një formacion yjesh, më 12 maj, kundër një seleksioni këngëtarësh, të udhëhequr nga i famshmi Eros Ramazoti.
Toti do të jetë trajneri i të famshmëve, që përshin edhe fituesit e Kupës së Botës, Xhanluixhi Bufonin, Xhenaro Gatuzo dhe Marko Materaci, po ashtu edhe bosin e Romës, Luciano Spaleti.
Në skuadrën e Ramazotit do të jetë këngëtari Xhixhi D'Alesion, artisti i rrymës pop Xhani Morandi, por edhe Klaudio Baljoni e Biaxho Antonaci.
"Do të jetë një nder i madh të punoj me Maradonën", - deklaroi Toti. "Unë do të jem në bankinë, pro e rëndësishme është fakti se kjo mbrëmje solidariteti do të jetë e bukur për Romën dhe njërëzit e saj të mrekullueshëm".
Toti pohoi se rikuperimi i tij pas dëmtimit po shkonte mirë dhe se kapiteni i Romës do të kthehej më shpejt sesa ishte menduar. "Unë shpresoj të kthehem në muajin korrik", - tha simboli i Romës.