Çitaku krenohet me stafin e saj

Sipas këtij reagimi, MIE disponon me një nga shërbimet më profesionale në kuadër të institucioneve në Republikën e Kosovës. “Niveli akademik i stafit të ministrisë është ndër më të mirët në tërë Ballkanin. Nga 59 shërbyes civilë, mbi 65% kanë grada akademike post-diplomike, 30% janë të diplomuar dhe më pak se 5% me shkollë të mesme. Shkollimi i stafit është bërë në universitetet më prestigjioze evropiane. Mbi 85% të stafit flasin dy gjuhë. Niveli i ngjashëm i lartë profesional dhe akademik gjendet edhe në kabinetit politik të ministres Çitaku.
“Sa i përket kryerjes së përvojës praktike pa pagesë, MIE ka qenë dhe do mbetet gjithnjë e hapur për të gjithë studentë pa dallime politike dhe etnike. Praktikantë në MIE ka pasur nga e gjithë bota”, shkruan pos tjerash MIE dhe në fund dërgon edhe listën e stafit të kësaj ministrie, pozitat e tyre, vitin e punësimit dhe gradat akademike.