Paqen e solli "Vëllai i vdekur"
75-vjetorin e festoi në teatrin "Kapa" të Athinës, duke interpretuar rolin e nënës së Kostandinit në veprën ndërballkanike "Vëllai i vdekur", të cilën regjisori grek, Sotiris Haxakis, e përshtati sipas baladës së Kostandinit dhe Doruntinës. Ndihet e emocionuar dhe aspak e lodhur. Sytë e kaltër, janë të entuziastë. Pas dy muaj e gjysmë provash e pas 15 shfaqjesh në Greqi, Margarita Xhepa do t‘i kthehet skenës së Teatrit Kombëtar me të njëjtën vepër. Nesër, trupa e aktorëve, së bashku me regjisorin Haxakis e bashkëpunëtorë të shfaqjes, do të jenë në Tiranë, për të përcjellë këtë vepër "paqësore" në të cilën interpretohet në pesë gjuhë ballkanike, në një histori të përbashkët siç është balada i Kostandinit dhe Doruntinës. Margarita Xhepa, aktorja që përfaqëson nënën shqiptare, mes emocionesh rrëfen eksperiencën në këtë bashkëpunim dhe vlerësimin që i është bërë shfaqjes, në thelb të së cilës mbetet "besa".
Znj. Xhepa, prej disa ditësh ju jeni kthyer në Shqipëri, pasi keni interpretuar në Greqi rolin e nënës së Kostandinit në veprën e titulluar "Vëllai i vdekur", bazuar në mitin e Kostandinit dhe Doruntinës. Si u vlerësuat dhe si u prit shfaqja atje?
Ndoshta do të tingëllojë disi sikur lavdëroj veten dhe shfaqjen, por do të them një të vërtetë që ndodhi në Greqi. Vepra e titulluar "Vëllai i vdekur" u prit mjaft mirë jo vetëm nga publiku, por edhe nga kritika greke, e cila e quajti shfaqjen si "mrekullia e vitit", pasi përcjell me mjaft fisnikëri mesazhin e paqes. Edhe për mua është e njëjta gjë. Në emër të paqes në këtë vepër, vihet re një mesazh që arti di ta përcjellë shumë bukur duke bashkuar popujt, njerëzit, shpirtrat. Pra këtë shfaqje, ku interpretohet në pesë gjuhë të Ballkanit, unë do ta quaja një shfaqje që tingëllon në mënyrë shumë paqësore, duke bërë që të ndihesh mjaft mirë si njeri. Ne punonim e komunikonim në pesë gjuhë të ndryshme, por kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin, sepse arti që e bënte këtë, ishte lëvizja, ishte loti ishte mallkimi... "Vëllai i vdekur", është një shfaqje sa emocionale aq edhe moderne e elegante në të njëjtën kohë, sepse aty pikon edhe arti i këtyre pesë shteteve. Nuk është vetëm legjenda, aty gjen edhe këngën, mallkimin, vallet, urimin. Janë të gjitha këto nuanca që pasqyrojnë shfaqjen dhe brenda tyre gjen fabulën që është besa e Kostandinit. Fjala besë, mua më pëlqen dhe këtu ajo përcillet shumë bukur.
Ju, jeni një aktore e madhe e skenës shqiptare, por si u ndiet në këtë bashkëpunim me regjisorin Haxakis?
Legjendën e Kostandinit që vjen nga thellësia e shekujve, regjisori grek, Sotiris Haxakis, e kishte vënë në skenë para dhjetë vitesh, por nuk ishte i kënaqur dhe vazhdimisht kërkonte se si ta realizonte më mirë. Duke qenë një njeri me mendje e zemër të hapur, ai në bazë të legjendës e shkroi vetë pjesën. Te "Vëllai i vdekur", ai ka të dy funksionet edhe skenarist edhe regjisor. Mendoj se kur e shkruan dhe e përpunon vetë pjesën ajo përputhet me ëndrrat, dëshirat, mendimet, fantazinë dhe atëherë i zbaton më lehtësisht në skenë. E veçanta e kësaj pjesë është se regjisori thotë me shumë fisnikëri që legjenda e Kostandinit nuk është e imja dhe e jotja, ai thotë se është e jona, është ndërballkanike. Ai ia ka dalë mbanë të ngjisin në skenë pesë gjuhë të Ballkanit.
Ky regjisor është mjeshtëror jo vetëm për konceptimin e tij regjisorial, por edhe për mizanskenat domethënëse, sepse aty lexohej mendimi, emocioni, përcillet mesazhi. Ai kishte studiuar imtësisht të pesta shtetet, dinte si këndohej, si mallkohej apo si merrej një valle në të gjitha këto vend. Kërkon të fshehtat e artit, duke gjetur çelësin e enigmës për këtë shfaqje paqësore e cila të mendohesh në radhë të parë për këtë respekt midis popujve për këtë bashkëpunim që ne po e arrijmë dalëngadalë.
Si ju duken këto shkëmbime artistike ku ju jepet mundësia të merrni, por edhe të jepni mes kolegësh?
Kur isha e re, e shkoja në Sarandë, me pushime a me punë, shikoja dritat e Korfuzit, e mendoja: po pse të mos vijnë ata te ne e ne të shkojmë te ata? Në fakt, kjo ditë arriti. Unë jam shumë e lumtur që ajo ëndrra që kisha kur isha e re më në fund u realizua. Jam 75 vjeçe dhe kam mundur të shkoj katër herë në Greqi si aktore si për film, ashtu edhe për teatër. Arrita të interpretoja Hekubën te "Trojanet", të cilin e kisha ëndërruar gjithashtu, më pas erdhi edhe kjo shfaqje ku m‘u besua roli i nënës së Kostandinit, që mos qoftë e fundit, sepse falë zotit gëzoj shëndet të mirë.
Në skenë, interpretoni me aktoret Maia Morgenstern nga Rumania dhe Maria Kaciadhaki nga Greqia, të cilat sikurse dhe ju interpretojnë rolin e nënës së Kostandinit. Si u ndiet mes tyre?
Mrekulli. Kemi punuar me një dashuri... Në skenë gjithkush kishte nënën e vet, e cila kishte reagimin dhe mallkimin e vet... Po kërcimi? Ajo, nëna greke, kërcente me krahët e hapura siç bëjnë grekët... sa bukur! Nëna shqiptare kërcen me ato dy duart që lëvizin ngadalë... kaq fisnike! Secila ka pjesë nga folklori i vet. Aktorja nga Rumania është një aktore e madhe, me një vokal të jashtëzakonshëm, me një hapësirë të madhe të interpretimit. Ne të tria nënat arritëm së bashku në një zë të fuqishëm me të veçantat tona. Thirrja, mallkimi ynë në një mizanskenë bëhet një zë. Tre zëra nënash që thërrasin njëherazi: "Kostandin ku e ke besën që më dhe".
Ishte i vështirë interpretimi i këtij roli?
Rolin e nënës së Kostandinit unë e kam interpretuar para 22 viteve me regjisor Fatos Haxhirën me një dramatizim të Edmond Budinës. Për atë kohë roli u pëlqye, por në këtë shfaqje është tepër e veçantë dhe unë themi se arti i ka majat e larta dhe nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak. Ka ndryshime në interpretimin e nënës nga njëra shfaqje në tjetrën. Tani ajo është pasuruar artistikisht, porse qëllimi, dëshira, synimi i nënës mbetet i njëjtë: ajo dëshiron që Kostandini t‘i kthejë vajzën tani që ka mbetur vetëm, ajo njësoj dëshiron që i biri të mbajë besën e dhënë. Ndryshimi është se jeta bën të vetën, ecën arti, ecën fantazia, e ndoshta edhe vetë Fatos Haxhira nëse do t‘i rikthehej kësaj vepre do ta realizonte ndryshe. Te "Vëllai i vdekur" e ndjeva veten më të kompletuar. Roli është më i plotësuar, ishte skematik dikur, tashmë është pasuruar.
Si ndodhi që regjisori grek jua besoi këtë rol?
Unë e thashë që nuk është hera e parë që shkoj në Greqi. Kam interpretuar atje rolin e Hekubës te "Trojanet" dhe ai e kishte parë këtë shfaqje. Një pasdite më bie telefoni i shtëpisë. Ishte regjisori i cili më tha: ‘Kam vendosur të jeni ju në këtë rol, por mos më thoni jo‘. Ai e kishte vendosur sepse unë kisha moshën për nënën, e dinte që unë e kisha interpretuar dikur, por edhe sepse shihte tek unë shumë nënën shqiptare, nënën e Kostandinit. Dhe unë i thashë që jo vetëm nuk të them jo, sepse marrja e një roli është gëzimi i aktorit, por është një kënaqësi, sepse unë kam shumë dëshirë të punoj, aq më tepër në një legjendë dhe për mënyrën si ju e keni konceptuar.
A ju tremb një rol i ri?
Patjetër. Çdo rol është provim më vete. Çdo rol do punën e vet, do të ulesh këmbëkryq, siç i themi ne... Duhet një punë e madhe ta arrish. Unë them: harro çfarë ke bërë mirë më parë, ajo ka kaluar, duhet të bësh mirë rolin aktual. Unë zakonisht, kur marr një rol, ndihem shumë e gëzuar, sepse nuk ka gjë më të bukur se gëzimi i krijimit. Çdo aktor kur e merr një rol e quan shumë të vështirë, të lodhshëm, por mbetet padiskutim i bukur. E rëndësishme është t‘i kushtohesh seriozisht, të punosh me përgjegjësinë më të madhe. Në këtë trupë, me aktorë të huaj, nuk përfaqësoja vetëm Margaritën, por përfaqësoja Teatrin Kombëtar, për të cilin kam jo vetëm mendimin, por dhe emocionin më të madh, sepse u rrita jo vetëm si moshë, por dhe u formova; është vendi ku krijova emrin dhe zgjerova mendjen e shpirtin. Pra ishte kjo përgatitje e madhe që më dha mua mundësinë të përfaqësoj veten, teatrin tim dhe vendin tim. Kështu që këtë e ndava me veten time, për të realizuar një personazh me të cilin doja të lija mbresa te spektatori grek, për të cilin kemi dhënë dy shfaqje në ditë.
Trupa dhe bashkëpunëtorët e projektit ndërballkanik, "Vëllai i vdekur", gjenden në Tiranë për shfaqjen. Kur do të përballeni me spektatorin?
Trupa ka ardhur që më datë 21. Sot do të realizohet prova në skenën e teatrit tonë e më 23 është shfaqja, njëra prej të cilave në 17:30 dhe tjetra në orën 20:00. Pastaj shfaqja do të shëtisë edhe në shtetet e tjera, ku do të qëndrojmë nga tri ditë.
Do të përballeni me spektatorin tuaj në Teatrin Kombëtar. Si ndiheni?
Kam emocione të veçanta, sepse është spektatori im, që më ka ndjekur vazhdimisht.
Pas këtij roli të rëndësishëm, a keni ndonjë rol që dëshironi shumë ta realizoni, të cilin ende prisni t‘ua ofrojnë?
Te Hekuba, "Trojanet", unë kam një batutë ku them: të vranë o Priam dhe pa varrë të lanë, ti nuk di gjë për mynxyrat e mia...
Një ditë më ndali në rrugë një grua, e cila me lot në sy më tha: "Atë batutë ti e ke interpretuar sikur të kesh marrë dhimbjen time, sepse unë akoma nuk e di se ku e ka varrin burri im, që t‘i vendos një lule". Unë e përcolla me lotët e mi dhe qetësuam njëra-tjetrën. Si artiste jam e mbarsur me këto ngjarje që i shohim dhe i ndjejmë përditë, sidomos me vuajtjet e nënës. Ato duhen përcjellë nëpërmjet artit, në mënyrë që të mos ndodhin më. Ndaj kam dëshirë të realizoj një rol ku të përfaqësoj nënën shqiptare, kaq të ngarkuar nga problemet, dramat. Dua të interpretoj nënën së cilës i pikon loti nën jastëk kur fle, sepse ka fëmijët larg, i ka pa punë, ose me shëndet të keq... Imagjino ç‘kalojnë ato. Do të më pëlqente një shfaqje ku ajo të ishte në plan të parë, ashtu siç e kanë përcjellë autorët e antikitetit apo Shekspiri. Nuk e dua të pasqyruar zbehtë, si garniturë. Pres të ngjis në skenë një nënë me të tilla drama e përjetime. Njeriu ka shpresa gjithmonë. Unë kam shpresuar dhe më kanë ardhur rolet që kam dashur. Është e çuditshme, por kështu ka ndodhur. Ndaj uroj ta realizoj edhe këtë rol.