E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, koncert me kompozitorët botërorë

Studentët e Akademisë së Arteve do të ngjiten në skenë në kuadër të Stinës Koncertore Pranverore. Sot, ora 19:00, artistët e rinj do të interpretojnë në një koncert, programi i së cilit do të jetë mbushur me vepra të njohura të kompozitorëve botërorë. Në programin e veprave që do të interpretojnë këngëtarët dhe instrumentistët, studentë të shkollës, bëjnë pjesë vepra të Puçinit, Luigi Arditit, Shubertit, Listit, Hajdenit, Verdit, Mozartit, Brahmsit etj. Sopranot Sindi Mamaqi, Evis Mula, tenori Solen Alla, apo pianistet Silvana Skenderi, Vojsava Mane etj., janë disa prej interpretuesve që do të sjellin pjesët e njohura botërore. Hyrja është e lirë. Stina Koncertore e Pranverës ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 15 qershor. Ajo organizohet nën drejtimin e prof.as. Alqi Lepurit dhe drejtorit artistik, prof.dr. Sokol Shupo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›