E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqeruajtësit grek nuk lejohen të kalojnë në Maqedoni

Autoritetet doganore të Maqedonisë në pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë ndaluan hyrjen e një kontingjenti të paqeruajtësve grek të cilët kishin si destinacion Kosovën.Pas kësaj ndalese të autoriteteve të doganës së Maqedonisë ka reaguar fillimisht Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke, ku nëpërmjet një njoftimi thuhet se 140 paqeruajtësit grek me 50 makina ushtarake nuk ishin lejuar që të hyjnë në Maqedoni për të shkuar në Kosovë për të ndërruar kontingjentin e ushtarëve atje.Arsyet e ndalesës dhe mosdhënies së lejes për kalim ka qenë se oficerët grek nuk kanë pasur pasaporta civile.Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke njoftoi se forcat e tyre ushtarake rregullisht kanë kaluar nëpër territorin e Maqedonisë për të shkuar në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe se asnjëherë autoritetet doganore maqedonase nuk kanë kërkuar pasaporta civile. Konvoji i ushtrisë greke është kthyer në bazën ushtarake Polikastro pas konsultimeve me komandën e KFOR-it dhe ministren e jashtme greke, Dora Bakojani.Shefja e diplomacisë greke ka njoftuar vendet anëtare të NATO-s për këtë incident të kryer nga organet e shtetit fqinj. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›