Bosnja rrezikon luften
Nga The
Guardian
Zgjedhjet ne Bosnje kane perfunduar por lufta e fjaleve po njeh rritje.
Komisioni Zgjedhor ne Bosnje vazhdonte te numeronte votat kur me 12 tetor kreu
i Partise Socialdemokrate Zllatko Llagumxhija kercenoi me perdorimin e forces
per te penguar shkeputjen e serbeve dhe terhoqi verejtjen se si rezultat mund
te kishim nje tjeter lufte.
Partia e Llagumxhise eshte nje parti qytetare shumetnike ndonese shumicen e
votuesve e ka ne mesin e boshnjakeve. Gjate fushates ai u perqendrua me shume
ne perparimin ekonomik duke i lene shume pak vend nacionalizmit.
Per keto arsye deklarata e tij shkaktoi jo pak dridhje. Pjeserisht deklarata
e tij ishte pergjigje e retorikes parazgjedhore te Millorad Dodikut i cili per
ironi eshte gjithashtu socialdemokrat. Dodiku gjate gjithe kohes ka minimizuar
krimet serbe dhe ka folur per shperberjen paqesore te Bosnjes.
Lufta e fjaleve ka ardhur ne nje kohe te veshtire. Gjate 15 vjeteve te fundit
bashkesia nderkombetare ka mbrojtur integritetin territorial te Bosnjes me ane te
trupave paqeruajtese te NATO-s dhe perfaqesuesit te larte civil nderkombetar i
cili ka gezuar fuqi te medha qeverisese.
Por fuqia nderkombetare eshte atrofizuar dhe Dodiku e ka sfiduar me sukses
bashkesine nderkombetare. Kjo e fundit tashme eshte shume e percare per te
rimarre fuqite e dikurshme.
Radikalizimi i metejshem politik i kombinuar me pafuqine e nderkombetareve
eshte nje koktej i rrezikshem. Ne rastin me te mire do te sjelle nje renie te
metejshme politike dhe ekonomike. Ne rastin me te keq do te coje drejt
incidenteve te dhunshme e madje deri ne nje rifillim te luftes nese
politikanet humbasin kontrollin ndaj tensioneve etnike te provokuara nga
fjalet e tyre.
Fati i Bosnjes mbetet ne duart e udheheqesve te saj. Varet nga ju zoti Dodik
nga vullneti juaj per te bashkepunuar ne ndertimin e nje shteti federal. Apo
keni vendosur te mos leshoni pe ne qendrimet tuaja me shpresen se boshnjaket
do te merziten dhe do ta lene Republiken Serbe te largohet
Druhem se nese do te ndiqni variantin e dyte Bosnja do te fundoset si pasoje e
obstruksioneve serbe por ne rrugen drejt mbytjes pa dyshim qe do ta marre dhe
Republiken Serbe me vete.
shte dhe ne doren tuaj zoti Llagumxhija. Ju pretendoni se perfaqesoni gjithe
popullin e Bosnjes por nga ana tjeter duket se po injoroni poziten e veshtire
te kroateve.
Nga ana tjeter e dini se kercenimet tuaja per te perdorur forcen kunder
Republikes Serbe nuk do te materializohen. Ato zhdukin dhe ato pak ndjesi qe u
kane mbetur serbeve e kroateve per Sarajeven dhe i japin Dodikut nje justifikim
per te qene obstruktiv.
Shumecka varet nga fakti nese keta zoterinj do ti japin fund luftes se
fjaleve. Nese po ndoshta do te gjejne bazen e mjaftueshme qe tu japin
votuesve ate qe duan nje Bosnje evropiane. Nese jo atehere Bosnje-Hercegovina
perballet me nje te ardhme te zymte.
Perktheu RFE