E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqja në Lindjen e Mesme, Netanyahu fjalim me rëndësi

Tel Aviv -Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do të mbante një fjalim të rëndësishëm mbi politikat javën e ardhshme dhe do të përpiqet për "mirëkuptim maksimal" me Uashingtonin, që ka disa mospërputhje me Izraelin në lidhje me çështjet për paqen. "Javën e ardhshme, do të mbaj një fjalim të rëndësishëm diplomatik, ku do t'u paraqes shtetasve të Izraelit parimet tona për të arritur paqen dhe sigurinë", deklaroi Netanyahu para kabientit të tij, pa bërë publike një datë të saktë kur do të mbajë fjalimin e tij.

"Dua të qartësoj faktin se, qëllimi ynë është të arrijmë paqen me palën palestineze dhe vendet e botës arabe, ndërkohë që përpiqemi të arrijmë mirëkuptimin maksimal me SHBA-në dhe partnerët tanë në botë", u shpreh Netanyahu. Netanyahu nuk përmesndi asnjë nga çështjet për të cilat ka mospërputhje me Uashingtonin, të tilla si zgjerimi i vendbanimeve hebreje që kundërshtohet nga presidenti, Barack Obama dhe ekzistencën e shtetit palestinez, të cilën lideri izraelit nuk e ka mbështetur.

Netanyahu, i cili drejton koalicionin e djathtë që përfshin parti që mbështesin zgjerimin e venbanimeve hebreje në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor, deklaroi se do të konsultohej me partnerët e tij politik para se të mbante fjalimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›