E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para mbylljes së grevës, Dekani i Agrobiznesit padi studentëve

 

Përpara se greva të mbyllej në favor të studentëve, nuk kanë munguar as denoncimet. Nuk dihet nëse sot do të këtë një tjetër reagim mbi këtë çështje. Fakti që dje në Universitetin Bujqësor  nuk u  zhvillua  mësim,  përfundoi  me një kallëzim penal. Dekani i Fakultetit Ekonomik-Agrobiznes, Bahri Musabelliu, bëri të ditur  se nga ana e UBT-së është ngritur një kallëzim penal ndaj studentëve protestues, të cilët kanë bllokuar dje hyrjen në fakultet. Duke e cilësuar situatën si absurde dhe duke dënuar veprimet e studentëve, Musabelliu theksoi se është marrë vendimi i denoncimit të aktit të tyre. Rreth 300 studentë, të vendosur dje përballë Fakultetit të Ekonomi-Agrobiznesit, kanë penguar futjen e pedagogëve për tërheqjen e lëndës mësimore. Kjo çoi  në tensionim të situatës dhe Universiteti mbeti pa zhvilluar mësim. Ndërkohë, sipas Musabelliut, pretendimet e studentëve për t’u bërë pjesë e Masterit të Nivelit të Dytë ishin jo të drejta, pasi  ishin vendosur një sërë kriteresh dhe standardesh që duheshin  zbatuar. Sipas Dekanit, mesatarja është kriter kryesor të cilit edhe dekanati i është përmbajtur në miratimin e kuotave. Me këtë deklaratën e tij, Dekani i Fakultetit është shprehur kundër grevës së studentëve dhe iniciativës së gabuar që ata kanë marrë.                                n.m 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›