Shpenzimet kapitale 52% më të larta
Këtë vit shpenzimet kapitale kanë qenë dukshëm më të larta se një vit më parë. Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në fund të muajit shtator 2009 arritën në 268.69 miliardë lekë ose 7.1% më pak se parashikimi; krahasuar me janar—shtator 2008 shpenzimet rezultuan 22% më të larta. Shpenzimet korente rezultuan me 7.1% më pak se parashikimi dhe 17.5% më shumë se viti i kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan 7.2% më pak se parashikimi, si dhe 52.6% më shumë se viti i kaluar. Për sa i përket të ardhurave, deri në fund të muajit shtator të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 221.28 miliardë lekë ose rreth 8.6% më pak se parashikimi dhe 5.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.