E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Paloka: Të ndahen postet e sekretarëve në PD

 

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Edi Paloka i bashkohet qëndrimeve Astrit Patozit, Aldo Bumçit e Fatos Bejës për ndarjen e posteve në parti. Në një prononcim për mediat ai tha se kjo ndarje duhet të shkojë deri në nivelin e sekretarëve dhe të mos prekë sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë. “Ideja ime është që Partia Demokratike të funksionojë. Nuk është problemi te sekretari i përgjithshëm apo tek nënkryetarët sepse në fund të fundit ata janë njerëz politikë dhe janë të angazhuar gjithë kohës politikisht. Problemi është te ajo që thashë, në selinë e Partisë Demokratike duhet të funksionojë një sekretariat që të mbulojë problemet e PD-së”, tha Paloka. Sipas deputetit të qarkut të Lezhës: “Duket se nuk ka funksionuar mirë mandatin e kaluar lidhja mes bazës apo dhe qytetarëve, Partisë Demokratike dhe ekzekutivit. Kështu që duke bërë këtë ndryshim që në fakt nuk është ndryshim sepse duhet të funksiononte kështu sekretariati i PD duhet vënë në funksionim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›