E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Antimafia” brenda standardeve”

 

Deputeti i PD-së, Viktor Gumi e ka cilësuar draftin “Antimafia” të miratuar nga ana e komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë brenda standardeve. Gumi, i caktuar nga PD-ja për ripunimin e këtij drafti ka deklaruar dje se: “Nuk ndryshon thelbin e ligjit të 2004-ës, i jep në mënyrë të detajuar prokurorisë të drejtën që mbi bazën e dyshimeve të ngritura në rrethana faktike, t’i kërkojë gjykatës sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e pasurive të dikujt, që dyshohet se pasuria e tij rrjedh nga krimi i organizuar dhe trafikimi”. “Thelbi i këtij projektligji nuk është të penalizojë të gjithë ata njerëz, të cilët kanë një standard të pajustifikuar jetese. Në të kundërt, thelbi i këtij ligji është marrja e masës parandaluese, nëpërmjet goditjes me veprime gjyqësore të pasurisë për të gjithë ata persona që janë të përfshirë ose të dyshuar, për përfshirje në të dhëna faktike në një rreth veprash penale, që ne e konsiderojmë, sipas legjislacionit tonë, krim i organizuar dhe trafikim”, u shpreh Gumi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›