Para me thasë

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 22:00
Victoria dhe David Beckham kanë arritur që gjatë viteve të kaluara të shtojnë pasurinë e tyre në gjithsej 165 milionë funte.
Vetëm gjatë vitit të kaluar çifti ka fituar 20 milionë funta dhe atë duke iu falënderuar aftësive të Victorias për dizajnim.
Duke iu falënderuar linjës së saj së modës “Victoria Beckham”, e cila brenda një kohe të shkurtër është bërë shumë e kërkuar në mesin e damave të famshme, Victoria ka fituar një pasuri të tërë.
Përveç kësaj, Victoria kohë më parë ka nënshkruar një marrëveshje disa milionëshe me kompaninë e cila prodhon automobilat “Range Rover”.
Nga ana tjetër, David ka vazhduar kontratën e tij me “Samsung”-un, ku është promovuesi kryesor i kësaj kompanie në botë.