E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një minute heshtje, Montolivo qesh

Mesfushori i Fiorentinës, Riccardo Montolivo ka kërkuar falje për qeshje gjatë një minute heshtje në nder të viktimave të vërshimeve.

Montolivo kishte buzëqeshje në fytyre kur futbollistët u grumbulluan në qendër të fushës para humbjes 1-0 nga Chievo të dielën. Por, Montolivo ka thënë për uebfaqen zyrtare të Fiorentinës se “Nuk e dija se minuta e heshtjes kishte filluar. Nuk ka arsyetim për një sjellje të atillë andaj kërkoj falje për njerëzit që ndihen të ofenduar”.

Minuta e heshtjes kishte mbajtur para secilës ndeshje në Serie A në fundjavë në nder të gjashtë personave që humbën jetën pas vërshimeve në Genova në premten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›