Reali humb Di Marian

Mesfushori i Real Madridit, Angel Di Maria mund të qëndrojë jashtë fushës për gati një muaj pas pësimit të një lëndimi në gju gjatë fitores 7-1 ndaj Osasunas të dielën.
Di Maria do t’i nënshtrohet kontrollimeve shtesë për të mësuar shkallën e dëmtimit por trajneri Jose Mourinho e di se çka të pret.
“Duhet të presim rezultatet e testeve por kam përvojë të mjaftueshme për të ditur se ai do të mungojë për një kohë”, tha Mourinho. Di Maria përgatiti të tre golat e Realit në pjesën e parë, por u detyrua të largohet nga fusha pas lëndimit.