Terhiqet nga jeta artistike Bekim Fehmiu
Aktori i mirenjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, ka vendosur te terhiqet nga jeta artistike. Kete e kane bere te ditur dje mediat italiane. Ato nuk dhane hollesi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja te aktorit, por bene te qarte se lamtumira artistike erdhi per shkak te moshes. Bekim Fehmiu ben pjese ne gjeneraten e pare shqiptare te artit te shtate. Ai u be i famshem me filmin "Une kurre nuk kam pare cigane te lumtur", qe e realizoi ne vitin 1966. Pa medyshje mund te thuhet se ai eshte aktori me i madh shqiptar qe ka nxjerre deri tani Kosova. Aktualisht, aktori 71-vjecar jeton ne Hollivud.
Terheqja e pare e Fehmiut ishte ne vitin 1987, kur ne menyre demonstrative u largua nga Serbia. Ne Beograd, ai braktisi shfaqjen per te mos luajtur me ne skenat serbe. Kurse tani, artisti me permasa nderkombetare, ka marre vendimin per t'i dhene fund karrieres edhe ne aktivitetet artistike boterore. Kohet e fundit, ai ka botuar librin me kujtime "Shkelqim dhe frike". Ne te pershkruhet periudha qe nga lindja e tij ne Sarajeve, duke perfshire gjithcka deri ne vitin 1955, kohe kur u pranua ne teatrin e drames se Prishtines.
Bekim Fehmiu eshte nje nga emrat me te degjuar shqiptare te aktrimit. Ai eshte lindur ne Sarajeve, ne vitin 1936. Deri ne ate kohe, kishte studiuar dhe ishte bere i njohur nga shume shtepi filmi neper bote. Eshte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit dhe ka luajtur me sukses ne filmat dhe skenat e gjithe hapesires se ish-Jugosllavise. Njihet si nje nga personalitetet qe ka lene gjurme ne kinematografine ballkanike. Por, mbi te gjitha, ai eshte i shquar ne kontributin artistik ne kinematografine boterore.
Kush eshte Bekim Fehmiu
Arsimin baze e mori ne Prizren dhe po atje edhe gjimnazin ne gjuhen shqipe. Me tej regjistrohet ne Teatrin Popullor te Kosoves, i vetmi profesionist i kohes. Laureohet ne Akademine e Beogradit per Artet e Bukura dhe interpreton nje seri filmash ne gjuhe te ndryshme. Shume i kerkuar nga aktore hollivudiane si Ava Gardner, Robert Shou, Xhon Hjuston etj. I famshem behet ne mesin e viteve '60 me interpretimin e Halil Beg ne filmin "Roy" (1966), me te cilin merr cmim mirenjohjeje ne festivalin jugosllav "Igranog Filma". Ka interpretuar rolin kryesor te Uliksit ne prodhimin italo-gjermano-jugosllav "Odiseja" (1968), vepra e famshme e Homerit. Ne filmin "Black Sunday" te John Frankenheimer ka punuar bashke me Bruce Dern. Ne filmin "Un bambino di nome Gesù" ka interpretuar Jezusin.
Rolet dhe bashkepunimi
Rolet e Bekimit jane nder me te njohurat ato te "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", te cilat permenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qene "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadronet e partizaneve" dhe "Te kuq e te zinj".
Fehmiu ka bashkepunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar ne shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, ne gjuhen rome, por dhe ne spanjisht, anglisht, frengjisht dhe italisht. I martuar me nje artiste serbe, ishte nga ata njerez qe asnjehere nuk iu tremb te qenit shqiptar.
Me 1972 ishte ne Tirane
Shqiperine e ka vizituar ne vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurre mallin qe kishte per te. I pyetur per deshiren e tij, ai ka thene thjesht: "Do te doja te njihja me mire shqipen". Ne te gjithe hapesiren ballkanike eshte gati ne permasat e nje miti. Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet, qe i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet te fajesoje per dicka qe i ndodh as babane as vellezerit, as fqinjen, as perendite, por vetem veten. Njera nga tragjedite tona lidhet me ate, qe duke jetuar per shekuj se bashku nuk kemi mesuar nga njeri-tjetri, por dhe kur e kemi bere kete kemi mesuar vetem te keqen", shprehet Bekim Fehmiu.
Si e braktisi Serbine
Ishte viti 1987, kur ne menyre demonstrative, Bekim Fehmiu braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" te Anete Playel. Ne kete veper, ai luante Leninin dhe Stalinin, ne teatrin jugosllav te drames. Ishte pikerisht ajo, shfaqja kur publikisht ai i dha lamtumiren aktivitetit artistik ne Jugosllavi.
Filmografia
"Cuore e la spada", (1998) (Film televiziv) si Gormond
"Disperatamente Giulia" (1989) mini-serial televiziv si Armando Zani
"Bambino di nome Gesù, Un" (1987) mini-serial televiziv si Joseph
"Poslednja prica" (1987) (Film televiziv)
"Crveni i crni" (1985) si Da Giozo
"Sarâb" (1982) si Vlsdar
Voce, La (1982)
Siroko je lisce (1981)
"Vecchi e i giovani, I" (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
Disposta a tutto (1977)
Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
Pavle Pavlovic (1975)
Kosava (1974) si Adam Milovanovic
Deps (1974) si Deps
Gioco della verità, Il (1974)
Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
Klopka za generala (1971) si Doktor
The Adventurers (1970) si Dax Xenos
"Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
Skupljaci perja (1967) si Bora
Protest (1967) si Ivo Bajsic
Tople godine (1966)
Vreme ljubavi (1966) si Milija
Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
Roj (1966) si Halil Beu
Devojka (1965)
Klakson (1965)
Ko puca otvorice mu se (1965)
Neprijatelj (1965)
Pod isto nebo (1964)
Sasa (1962) si Maric
Opstinsko dete (1953) si Shites gazetash
Nder filmat me te njohur
Ballata per un re (Valltare per nje mbret)
Nje film tunizian, aventure (1991, 95'), nga Abdelhafidh Bouassida, me Irene Papas, Bekim Fehmiu, Yorgo Voyagis, Miroslav MacHacek
I Vecchi e i Giovani (Te rinjte dhe te moshuarit)
Nje film dramatik italian i vitit 1978, 180 min, nga Marco Leto, me Bekim Fehmiu, Glauco Mauri, Roberta Paladini, Enzo Spitaleri.
Black Sunday (E diel e zeze)
Nje film policesk amerikan, 150 min, prodhim i 1977, nga John Frankenheimer, me Marthe Keller, Fritz Weaver, Robert Shaw, Bruce Dern, Bekim Fehmiu
Disposta a Tutto (E gatshme per gjithcka)
Nje film dramatik italian 92 min i vitit 1977 nga Giorgio Stegani Casorati me Eleonora Giorgi, Bekim Fehmiu, Barbara Magnolfi, Vittorio Duse.
Libera, amore mio (E lire, dashuria ime)
Nje film dramatik 110 min, italian i vitit 1975 nga Mauro Bolognini, me Claudia Cardinale, Adolfo Celi, Philippe Leroy, Rosalba Neri, Bekim Fehmiu, Bruno Cirino, Tullio Altamura.