Irgin Sena fiton cmimin "Ardhje"
Per te paren here, konkursi i cmimit "Ardhje" shpalli fituesin e tij mbremjen e djeshme. Ishte Irgin Sena qe fitoi te drejten te shkoje 6 jave ne nje rezidence per artiste ne Nju Jork, ofruar nga Fondacioni per Shoqeri Civile. Qene shtate artistet shqiptare konkurruan me punimet e tyre per Cmimin e Artit Bashkekohor "Ardhje 2007", veprimtaria me e re artistike ne Shqiperi, e ideuar nga Instituti i Artit Bashkekohor ne Tirane (TICA) ne bashkepunim me Fondacionin per Shoqeri Civile ne Nju Jork (SHBA), e cila ka gjetur mbeshtetjen e Akademise se Arteve te Bukura dhe Ambasades Amerikane ne Tirane. Punimet ne pikture, fotografi dhe videoart te shtate artisteve konkurrente Theodoraq Napoloni, Yllka Gjollesha, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi, Era Tula, Fani Zguro dhe Irgin Sena u peruruan dhe ne mjediset e Galerise se Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane (AAB). Ky grup artistesh u perzgjodh pas nje periudhe te ngjeshur kerkimi, gjate se ciles u zhvilluan vizita ne studio, si dhe pranime te dokumentimit te punes nga nje numer i madh artistesh qe jetojne ne Shqiperi. Juria, pasi shqyrtoi punimet ne kete ekspozite, shpalli edhe fituesin e ketij konkursi. Cmimi per Artin Bashkekohor "Ardhje" i shtohet numrit te madh te veprimtarive te organizuar nga TICA. Permes ketyre veprimtarive synohet zgjerimi i strukturave qe ofrojne nje mbeshtetje te vazhdueshme per artistet shqiptare, si dhe rritja e zhvillimit te dialogut dhe shkembimeve me artiste dhe profesioniste nga rajoni dhe bota.