Paradigma e Shqiptarit Negativ
Imazhi i shqiptarit-barbar i trashiguem prej grekve antikë, dhe shqiptarit-pirat prej romakëve, ka tri mijë vjet që ri-kthehet në forma të përafërta në tekstet perëndimore. Drejtëpërdrejtë ose tërthorazi definitizimet e fundit janë, anarkik dhe i pacivilizuem në filmin italian "L'America", lyps dhe kriminel në filmin grek "Eternity and a Day", terrorist musliman në përkthimet dhe albanalogjinë amatore të Robert Elsiet.
Ky qarkim i përjetshëm i shqiptarit negativ rezulton prej faktit se ata që shkruajne mbi ne, për ne, ose rreth nesh, janë të huaj. Ne nuk kemi kapacitet me folë në emnin tonë. Dikush tjetër flet për ne sikur ne të ishim të pagojë. Negativizimi i hapsinës e kohës shqiptare at'herë ndodh sepse ndërtuesit e imazhit tonë ose nuk na kuptojnë ose kanë interesa anti-shqiptare. Nji stereotipizim i tillë kërkon destabilizim të menjihershëm të ortodoksinave të tilla anti-shqiptare të cilat margjinalizojnë prototipin pozitiv shqiptar, ndërsa magnifikojnë prototipin negativ shqiptar. Simbas ksajë paradigme, kontributi pozitiv i shqiptarit në civilizimin botnor nuk regjistrohet, ndërsa shqiptari kriminel, gangster, anarkik, pimp, dhe s'fundi terrorist shpërthen në ekranet botnore. Shembuj e fundit gjinden në "The Sopranos", ku shqiptarët gjinden vetem tue shitë droga, në "Casino Royale", ku krimineli kryesor i filmit asht nji “Albanian chess prodigy and mathematical genius”, i quajtun Le Chiffre. Ky personazh i luajtun nga nji skandinavian, e tejkalon çdo normë stigme. Si ka mundsi që ky Le Chiffre me gjithë atë talent të bâhet kriminel dhe të bashkpunojë me terroristët myslimanë kundër perëndimit? Përgjigja âsht e thjeshtë: Ai âsht shqiptar! Simbas këtij filmi, edhe nji gjeni shqiptar i lindun dhe i rritun në mes të Francës mbetet po ai që përshkruan Robert Elsie dhe kaçakët serb në shkarravinat e tyne, kriminel mysliman. Për këta njerëz negativiteti âsht esenca e paradigmës së tipit shqiptar.
Simbas Robert Elsiet ne jemi nji popull fanatik-islamik, i tretun diku në shkretinat e Ballkanit, nji mbeturinë e Perandorise Osmane, nji përzimje e jevgjve, arabve, turqve dhe ballkanasve-Puerto-Rikanët e Europës. Për ma tepër, historikisht, ne kemi qenë të përvluem me ndërsime terroriste kundër shkjeve të cilët, historikisht, ai i identifikon me Europën.
Për këtë arësye ai e ka titullue librin "Visaret e Kombit", "Frontier VVriors". Fjala frontier dmth kufi. Ky kufi asht ai ne mes mylimanëe shqiptarëdhe Eropë kristiane (sllaveve). Këhtu deformohet epika nga arti i moralit, traditë dhe pëpjekjeve anti-anadollake të Shqipnisë në një ushtje anti-kristiane të myslimanëve terrorista shqiptarë. Robert Elsie, jo vetëm që asht i patalentuem, por ai asht Kriminel i Kulturës Shqiptare. Ai punon e shkruen sikur me qenë i paguem nga persona e organizata të cilët janë të interesuem me krijue nji bazë islamike në Shqipni. Krijimi i kësaj baze nuk mund të ndodhi pa eliminue kulturën tradicionale europiane të shqiptarëve. Kështu Robert Elsie shkime çdo gjurme autentike shqiptare duke ia vu në krye çallmën e Sulltanit. Me paturpësinë ma të madhe ai hiqet si albanolog, etnolog, historian, përkthyes, kritik letrar, e kushedi çka tjetër. Ky person, me mungesë të theksueme talenti, dhe me urrejtje të verbën ndaj shqiptarëve, ka nevojë për TERAPI, ose therpi, për ata që kuptojnë "anglisht".
Me kaq forcë na ofrohet ne shqiptarëve ky imazh negativ saqë edhe ne jemi mësue me prezantimin tonë negativ dhe kemi fillue me u sjellë si të tillë. Ky internalizim i karakterit negativ të shqiptarit ka çue në vet-urrjetje, vet-përccmim, vet-demoralizim dhe përtaci kombëtare. Prandaj ndodhin edhe fenomene të tilla si ai i Himarës ku shqiptarët që kanë internalizue përçmim ndaj vetevetit dhe Identitetit shqiptar, duen me marrë një identitet tjetër, atë grek-ose fenomeni i disa pseudointelektualëve shqiptarë të cilët kryqëzojnë islamin me marksizmin, mandej vetshpallen superpatriotë të kombit. Gjithashtu vërehen shqiptarë, padyshim kryezgavër, që mburren me gangsterët shqiptarë, me "trimninë" shqiptare, dhe me lidhjet e shqiptarëve me terroristët islamikë.
Ndërsa përsonazhet shqiptare në tregimet e kohës fluktojnë nga statik, në negativ, dhe ndërsa bota nuk u vën randësi këtyne personazheve dytsore, krijuesit e ktyne imazheve negative-pseudo-studiuesit, pseudo-albanologët, pseudo-shkrimtarët, dhe pseudo-përkthyesit, e gjejnë marketin e tyne mâ të madh nder ne shqiptarët. Ne jemi blesit mâ të mdhenj të rrenave e stigmave që dâmtojnë personalitetin dhe identitetin tonë.
Nuk domethënë se një studius nuk mundet me hulumtue, kuptue dhe prezantue nji kulturë të ndryshme nga ajo e tij. Të huajt kanë kontribue shumë për kulturën tonë. Fjala âsht për ata të cilët besojnë se kultura e tyne âsht njisi matëse për civilizimin tonë - arrogancë tipike e njeriut mendjeshkurtër. Ata na studiojnë ne sikur të ishim objekte dhe jo njerëz.
I njajti stereotipizim ndaj nesh pat ndodhë edhe me shkrimtarët antikë, por ata e patën marrë informacionin rreth ilirëve nga tregime detarësh analfabetë ose ushtaresh të gjymtyruem e të traumatizuem prej tmerreve që ata kishin përjetue në luftë, ndërsa shkrimtarët e sotshëm kanë mundësi me i studiue shqiptarët drejtpërdrejt, prandaj edhe nuk u falen negativitetet që po derdhin mbi ne, në veçanti shkrimtareve si Robert Elsie, i cili shumicën e studimeve të tij i ka ba edhe nën direktivat, me librat dhe me fondet e shtetit shqiptar -PPSH. Ai asht nji sharlatan letrar i cili na poshtnon në librat e tij deri në mohim të identitetit, vazhdimësisë e ekzistencës së kulturës iliro-shqiptare.
Etiketat janë si nji virus që i bajnë vend vedit në çdo qelizë të jetës si SIDA. Dhe etiketat anti-shqiptare e kanë ba punën e vet virusale. Nji shembull, KLA! Me kërkue në google shprehjen terrorist-KLA prezantohesh me 3,060 artikuj të cilët përmbajnë këto dy fjalë në të njëjtin artikull. Vetëm përmbajtja e këtyne dy fjalëve në të njëjtin artikull asht shqetësuese pavarësisht se çka thotë artikulli. Me kërkue freedom-KLA gjen vetm 51 përgjigje. Pse? Freedom-KLA asht diçka që shqiptarët do ta kishin shkrue. Pse nuk shkruajmë na për vetvetin? Apo nuk kena çka me shkrue! Jena analfabete!
Mungesa e interesit të shqiptarëve ndaj vetvetit ka krijue një zbrazëtinë të cilën e kanë mbushë të huajtë. Robert Elsie asht ba “autoritet shkencor” në përkthimin e artit, gjuhës, letërsisë, mitologjisë, shpirtit e identitetit shqiptar. Si ndodhi kjo? Si ka mundësi që universitetet shqiptare nuk kanë departamente të përkthimit në një kohë që imazhi shqiptar po përzhitet në skenat, ekranet e faqet e librave të botës perëndimore?
Në shekujt e kaluem me qenë analfabet, ka pasë kuptimin e njeriut që nuk ka ditë me shkrue me lexue. Sot me qenë analfabetë d.m.th. mos me pasë potencial me prezentue vetvetin në sytë e botes, mos me qenë pronar i informacionit rreth tejet, me u prezantue në syte e botës prej të tjereve, me qenë memec në mes të Europës.
Na nuk flasim për vetvetin dhe kështu e bajmë të nevojshme që dikush tjetër, një sharlatan letrar apo shkrimtar mediokër me shkrue në emnin tonë. Për ma tepër ne edhe gicilohena në shpirt kur një i jashtëm përdhos e korrupton qenien iliro-shqiptare. Ne i adhurojmë të huajt si zota, ndërsa hahemi me njani tjetrin si me qenë të lidhun në zinxhir.
(Vijon ne numurin e ardhshëm)
*Shkrimi botohet në gegnisht, për arsye se autori boton vetëm në këtë dialekt.