Paraditja, një tjetër shpërthim në Gërdec
Një tjetër shpërthim ka ndodhur paraditen e djeshme në Gërdec, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar tjetër. Ka qenë ora 11:15 minuta kur një tjetër shpërthim ka ndodhur në Gërdec. Ai ka qenë një shpërthim i lehtë dhe nuk janë shënuar të lënduar. Sipas të dhënave nga forcat e ushtrisë, që kishin rrethuar zonën, një efektiv i xhenios ka qenë duke kryer veprimet e kërkim-shpëtimit kur ka shpërthyer predha. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar, megjithatë zona paraqitet e rrezikshme, pasi ka ende predha të paplasura në terren. Tashmë çdo gjë i është kthyer normalitetit të punës për të pastruar zonën. Ndërkohë, mësohet se shkaku i shpërthimit të ketë qenë një predhë, e cila ka qenë e pashpërthyer dhe që është aktivizuar vetvetiu. Ndërkohë, forcat ushtarake bëjnë të ditur për mediat se tashmë janë duke kërkuar në vendin e ngjarjes, ku nuk janë gjetur ende trupa të tjerë apo viktima.