Zv/presidenti amerikan Joe Biden viziton Irakun
Zv/presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të shtunën në Irak bashkë me bashkëshorten e tij Jill Biden, ndërsa tensionet e rritura pas zgjedhjeve në mars, ngrenë pyetjen për planet e SHBA-së për ti dhënë fund operacioneve të luftimeve në muajin tjetër. Menjëherë pas mbërritjes në Bagdad, Biden u takua me senatorët Lindsey Graham, John Mcain dhe Joe Lieberman të cilët ishin në Irak për një vizitë kongresi. Vizita e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë bëhet në një moment kur shteti iraken ka mbetur i bllokuar, pasi 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare qeveria nuk është formuar ende.
Biden, i emëruar nga Presidenti Barack Obama për të marrë rolin udhëheqës në çështjet e Irakut për Uashingtonin, pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e Irakut katër muaj pas votimeve. Hera e fundit që Biden vizitoi Irakun ishte pak para zgjedhjeve parlamentare 7 mars, pas shpërthimit të mosmarrëveshjeve mes politikanëve shiite , me kandidatët suni. Irakenët kishin shpresuar se votimet do të çojnë në stabilitetin dhe rimëkëmbjen ekonomike shtatë vjet pas përfundimit të pushtimit të udhëhequr nga SHBA për të rrëzuar Sadam Husein-in.