E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraguai, çerekfinale historike, eliminoi Japoninë me penallti

Pretoria Nuk mjaftojnë 120 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin 0-0. Nga pika e bardhë gabon Komano

Para startit, Paraguai-Japoni ishte ndeshja e keqardhjes për Italinë. Por akoma edhe më shumë pas mbylljes. Nun ka shkëlqim në një barazim 0-0 në 120 minuta. Në fund, pas gjuajtjes së penalltive (të parave në këtë Botëror), Paraguai shkon në çerekfinale. Përfundoi 5-3. Penalltia decizive është e Kardozos, i cili ndëshkon gabimin e Komanos. Dhe kështu “Albirroja” arrin çerekfinalen për herë të parë në historinë e saj dhe është e katërta amerikanojugore mes 8 më të mirave në Afrikën e Jugut 2010. Paraguai luajti ndaj një kundërshtari si Japonia, që dukej jo i pathyeshëm, por amerikano latinët nuk i mundën dot në harkun e 90-minutave. Pamë një pjesë të parë të shëmtuar. Japonezët më shumë vrapojnë sesa luajnë. Ndërsa Paraguai demonstron soliditetin e zakonshëm (ka pësuar vetëm një gol, atë të De Rosit). Skuadrat përballen me module thuajse të njëjta, por të orientuara ndryshe. Gjithsesi, përpara kanë respektivisht nga një sulmues, Barrios dhe Hondën. Diferenca qëndron në faktin se lojtarët e krahut tek amerikanojugorët janë sulmues, ata të Japonisë, mesfushorë të avancuar. Objektivi ishte historik për të dyja skuadrat, ndaj ato duken disi të frenuara. 20 minutat e para janë të mërzitshme, të mbushura me gabime. Japonezët e ekzagjerojnë me gjuajtje nga distanca, nga të gjitha pozicionet. Rasti i parë i vërtetë vjen pas një gjuajtjeje të Barrios: portieri japonez, Kauashima, është i vëmendshëm. Japonia replikon menjëherë me traversën e Matsui. Paraguai sulmon më shumë, por ka pak ide në mesfushë. Santa Kruz provon, por e majta e tij përfundon jashtë. Japonia nuk dorëzohet: gjuajtja e Hondës në mbyllje të një kundërsulmi të shpejtë është thjesht e rrezikshme, por goli mungon. Në pjesën e dytë Japonia është më ofensive. Tanaka shfaqet rrezikshëm me kokë. Paraguai fut Valdez për Benitezin. Të dyja ekipet sulmojnë të paorganizuara. Ka shumë rrëmujë, por asnjë rast. Nevojiten kohët shtesë. Më në fund Paraguai vendos të sulmojë. Humbet një mundësi të artë me Valdez, ku tregohet i aftë portieri aziatik. Japonia rrezikon me Hondën në pjesën e dytë shtesë, por gola nuk ka. Barazimi duket rezultatit më i logjikshëm. Shkohet në penallti, ku Paraguai është më i saktë dhe kualifikohet për në çerekfinale.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›