Holanda nis përgatitjen për fitore ndaj Brazilit
Holanda ka zhvilluar seancën stërvitore në Johanesburg ditën e djeshme në kuadër të ndeshjes së madhe çerekfinale kundër Brazilit në Port Elizabet të premten më 2 korrik. Tulipanët kanë fituar dy me një ndaj Sllovakisë në fazën e një të tetave, por situata nuk është nga më të mirat pasi është krijuar një çështje Van Persi të cilën trajneri e ka mbyllur menjëherë. Sulmuesi në ndeshjen kundër Sllovakëve i ka sugjeruar trajnerit Van Marvik që të zëvendësonte Shnajderin, por trajneri e ka mbyllur tashmë këtë çështje dhe është i përqëndruar te ndeshja e radhës.
Brazili ka fituar tre me zero kundër Kilit dhe sulmuesi Jan Klas Huntelar pret një ndeshje të bukur dhe spektakolare. "Pres një lojë të bukur pasi Brazili është një skuadër e bukur që luan një futboll të bukur. Kemi të njëjtën filozofi futbolli dhe për këtë do të jetë një ndeshje shumë e mirë për tifozët", tha ai.
Për Huntelar Selecao ka luajtur një ndeshje të bukur kundër Kilit dhe ka lojtarë të mirë .
Trajneri Bert Van Marvik ka bërë të ditur se pesë herë kampionët e Botës të bëjnë përshtypje në një Kupe Bote. "është një skuadër shumë e fortë dhe stabël. Kanë lojtarë të mirë dhe vazhdojnë të luajnë me qetësi dhe një ritëm të mirë, por kur katër lojtarëve të sulmit u vjen topi ata janë të paparashikueshëm dhe për këtë fakt ëshë shumë e rëndësishme të mos humbasim topin", ka pohuar ai.
Përballja e së premtes do të jetë e treta në pese Botërorët e fundit në një fazë me eleminim direkt. Brazili ka fituar në dy përballjet e tjera tre me dy në SHBA'94 dhe katër me dy me penallti në Francë '98.